Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar në facebook pas deklaratës së Ministrit Beqaj se akuzat e PD për çeshtjen e shkrirjes së urgjencës nuk e stepin nga ndryshimet.
Sipas Shehut, Beqaj nuk thotë asgjë konkrete, por vetëm hedh mjegull.
Deputeti pohon se “ne e mbështesim reformimin e thellë të urgjencës dhe se ne e kemi përkrahur ligjin për ndryshimet në urgjëencë në 2014, por aktualisht po kryhen veprime jo serioze, jo transparente me qendren e Urgjences Ambulatore te Tiranes, e cila eshte nje qender e konsoliduar ne specialiste, pozicion e tradite dhe si e tille duhet te vazhdoje te qendroje si perberese e projektit te madh, ne nivelin mjekesor e paramjeksor te tij”.