Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim dosjen ndaj shtetasit Dashamir Gjoka, pasuritë e të cilit u sekuestruan pasi akuzohet se i ka vënë me paratë droge e prostitucioni. Në dosjen e prokurorisë ai akuzohet per veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale…” pasi, në bazë të veprimeve proceduriale, i pandehuri akuzohet se ka krijuar asete pasurore me financime që rrjedhin nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve në Itali dhe shfrytëzimit të prostitucionit.