Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se është konfirmuar edhe një vdekje nga koronavirusi në Kosovë.
Bëhet fjalë për një paciente, 66 vjeçare nga Malisheva e cila ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Në Kosovë, sipas të dhënave të prezantuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani janë 184 raste të të infektuarve.
Gjashtë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë shëruar. /Opinion.al