Një grua gjermane, 51-vjeç është viktima e 16 e sulmit terrorist të 17 gushtit në Spanjë.
Viktima, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të renda që mori gjatë sulmit të ekstremisteve islamik në sheshin Las Ramblas në Barcelonë. Një celulë terroriste me 2 persona u shkatërrua nga policia spanjolle. 8 prej tyre gjeten vdekjen ndërsa katër u paraqiten javën e kaluar në gjykatë.
24 të plagosur të tjerë po marrin shërbim mjekësor. Tre prej tyre janë në gjendje të rrezikshme për jetën. Ne 17 gusht, Spanja u godit nga dy sulme terroriste, të organizuara nga e njëjta celulë. Katër ditë më vonë, policia qëlloi për vdekje autorin e sulmit me furgon ne Las Ramblas pasi e lokalizoi në periferi të Barcelonës./Tv Klan