Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkollat sekrete si “rreze shprese” për vajzat afgane 

2023/12/25 at 9:27 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Shkollat sekrete si “rreze shprese” për vajzat afgane 

Në një shtëpi me mure prej balte, dhjetëra vajza afgane ulen në dyshekë plastike dhe ndjekin një ligjëratë. 

Për më shumë se një vit, shtëpia në një fshat në provincën jugore Helmand, ka shërbyer si shkollë sekrete për rreth 40 vajza adoleshente. 

Në mesin e nxënëseve është Zarghuna, e cila ka qenë në klasën e shtatë kur talibanët e kanë marrë pushtetin në Afganistan, më 2021. 

“Jam shumë e lumtur që jam këtu”, ka thënë 14-vjeçarja, emri i së cilës është ndryshuar për arsye të sigurisë. 

“Dua të studioj për t’i shërbyer shtetit tim”. 

Nxënësja tjetër, Palwasha, ka qenë në klasën e nëntë kur i është ndaluar shkuarja në shkollë. 

“Pse nuk u lejohet grave dhe vajzave që të studiojnë dhe të punojnë sikurse burrave dhe djemve?”, ka pyetur Palwasha, emri i së cilës është ndryshuar për t’ia mbrojtur identitetin. 

“A nuk janë krijuar prej Zotit të njëjtë?” 

Kufizimet e ashpra të talibanëve ndaj edukimit të vajzave kanë nxitur rritje të numrit të shkollave që funksionojnë në fshehtësi nëpër Afganistan, pavarësisht rrezikut të madh për nxënëset dhe mësueset. 

Ky trend vlen edhe për jugun e Afganistanit, rajon konservator që ka qenë për kohë të gjatë si bazë e talibanëve. 

“Të etura për edukim” 

Shkolla e Zarghunas dhe Palwashas është pjesë e një rrjeti prej 21 shkollave sekrete të vajzave në jug të Afganistanit, dhe udhëhiqet prej Fondit Pohana, organizatë joqeveritare e themeluar prej aktivisteve afgane në ekzil, dhe Wazhma Tokhit, e njohur për fushatat për edukim. 

Tokhi, e cila ka ikur në Gjemani pas kthimit të talibanëve në pushtet, ka thënë se shkollat edukojnë rreth 1.000 vajza adoleshente, kryesisht në provincat Helmand, Kandahar, Uruzgan dhe Zabul. 

“Qëllimi im është që këto shkolla t’iu ndihmojnë vajzave që ta vazhdojnë edukimim, sidomos ato në rajonet e pazhvilluara”, ka thënë Tokhi. 

“Nëse iu jepet mundësia, vajzat dhe gratë afgane janë të etura për edukim”. 

Fondi Pohana punëson shumë mësuese në Afganistan dhe u jep paga. 

Fondi u ofron edhe tekste shkollore. Në shumë raste, klasat organizohen brenda ambienteve shtëpiake. 

Së fundi, organizata e ka zgjeruar rrjetin e shkollave sekrete edhe në provincat Paktia, Kost dhe Logar, si dhe në kryeqytetin Kabul. 

Tokhi, e cila vjen prej Zabulit, ka thënë se qëllimi i saj afatgjatë është që t’i mposhtë përpjekjet e talibalëve për t’ua shpëlarë kokën fëmijëve, apo për ta çrrënjosur edukimin sekular, që është përhapur në Afganistan pas pushtimit amerikan, më 2001, që ka rezultuar me rrëzimin e talibanëve nga pushteti. 

Prej rikthimit në pushtet, militantët kanë konvertuar shumë shkolla sekulare, universitet publike dhe qendrat e trajnimit, në seminare islamike, çka ka rezultuar me rritje të numrit të medreseve në shtet. 

“Talibanët janë të frikësuar që nëse gratë afgane edukohen, ato do t’i rrisin më pas fëmijët me vlera dhe nuk do t’i lejojnë të bëhen pjesëtarë të talibanëve”, ka thënë ajo. 

“Thjesht justifikime” 

Talibanët kanë thënë disa herë se kufizimet në edukim të grave janë të përkohshme. 

Mirëpo ekzistojnë pak shenja që grupi do ta pezullojë ndalesën, pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar. 

Në dhjetor të vitit 2022, talibanët ua kanë ndaluar grave universitetin. 

Në dy vitet e fundit, grupi ua ka ndryshuar grave paraqitjen publike, ua ka kufizuar lirinë e lëvizjes dhe ua ka kufizuar të drejtën për të punuar dhe studiuar. 

Ministri i talibanëve për Edukim, Nida Mohammad Nadim, e ka përshkruar edukimin dhe grave dhe vajzave si vlerë joislamike dhe kundër vlerave të afganëve. 

Tokhi ka thënë se arsyetimet e talibanëve për edukim të grave janë “thjesht arsyetime” me qëllim të vjedhjes së të drejtës bazike të grave dhe vajzave. 

“Ndalesa e talibanëve ndaj grave dhe vajzave, nuk i ka rrënjët as në kulturën afgane dhe as në Islam. Talibanët gjithmonë kanë bërë propagandë për idenë që grave duhet t’iu ndalohet edukimi dhe puna”, ka thënë Tokhi. 

Kjo 25-vjeçare ka thënë se sfidimi i mendësisë së talibanëve ka qenë gjë e vështirë në zonat rurale në jug të Afganistanit, prej ku ka nisur të përhapet interpretimi i ashpër i Islamit. 

Për t’i bindur autoritetet lokale që t’i lejojnë vajzat të marrin pjesë në shkollat sekrete, Tokhi u ka thënë se mësimet për Islamin janë pjesë e kurrikulës. 

Mirëpo mësueset në shkollat sekrete u mësojnë vajzave edhe matematikë, shkencë edhe letërsi. 

“Shumë të motivuara” 

Farishta ligjëron në një shkollë sekrete në Helmand, që udhëhiqet prej Fondit Pohana. 

Ajo ka thënë se gratë dhe vajzat përballen me një “të ardhme të errët”, nën udhëheqjen e talibanëve. 

Mirëpo ajo ka thënë se shkollat sekrete u kanë dhënë shpresë shumë nxënëseve. 

“Të gjitha vajzat janë shumë të motivuara dhe shumë punëtore”, ka thënë Farishta, emri i së cilës është ndryshuar për çështje sigurie. 

Nxënëset dhe mësueset mund të arrestohen, burgosen ose të rrihen publikisht, nëse i identifikojnë talibanët. 

Prej marrjes së pushtetit, ky grup ekstremist ka burgosur aktiviste që kanë bërë fushatë për edukim të vajzave dhe grave. 

Farah, e cila ligjëron në një shkollë sekrete në provincën Kandahar, ka thënë se përfitimet e edukimit, i tejkalojnë rreziqet. 

“Këto shkolla janë rreze shprese në këtë errësirë të thellë”, ka thënë Farah, emri i së cilës, po ashtu, është ndryshuar për t’ia mbrojtur identitetin./REL 

Ju sugjerojmë

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Para
Qëlloi me armë 3 të rinj grekë, lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për shqiptarin me dy emra, do të arratiset drejt… 

Qëlloi me armë 3 të rinj grekë, lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për shqiptarin me dy emra, do të arratiset drejt… 

Mesazh i fortë në vigjilje të Krishtlindjes, Papa: Zemra jonë është në Betlehem, i themi jo luftës

Mesazh i fortë në vigjilje të Krishtlindjes, Papa: Zemra jonë është në Betlehem, i themi jo luftës

Ç’është e nga vjen kaptagon? Rrezikon përhapjen edhe në Evropë

Ç’është e nga vjen kaptagon? Rrezikon përhapjen edhe në Evropë

TE FUNDIT

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
13 Maj, 2025

Pas denoncimit të bërë nga partia ‘Mundësia’ për shpalljen e pavlefshme të disa fletëve të votimit, situata tek qendra e...

Lexo më shumë

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
13 Maj, 2025

Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta pasi kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më...

Lexo më shumë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com