Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkollat pa ngrohje/ Fotoja e djalit me dru thyen rrjetin

2016/11/15 at 3:21 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkollat pa ngrohje/ Fotoja e djalit me dru thyen rrjetin

Eshtë një refren i njohur që përsëritet çdo vit: “Shkollat publike nuk kanë ngrohje”. Nuk ka shqiptar që nuk e di këtë. Lajm do të ishte e kundërta…

Por, sot lajmin e bën kjo foto: Nxënësi me dru në qese, rrugës për në shkollë… Eshtë shkrepur mëngjesin e sotëm në Bicaj të Kukësit dhe është postuar në facebook nga gazetari Artur Kurtallari.

Fotoja e “djalit me dru” u bë ‘hit’ brenda ditës duke u shpërndare me qindra herë në rrjetet sociale.

Gazetari që shkrepi foton përmes një shënimi në facebook shkruan se qëllimi i tij ishte sensibilizimi:

“Sot u ndodha rastësisht pranë një djaloshi, diku tek 10 vjeç, që krahas çantës mbante në duar një qese të mbushur me dru, destinuar për klasën e tij. I bëra një foto në një kënd ku nuk identifikohej dhe e publikova në profilin tim në facebook, me motivin njerëzor që tenderi i cili duhej të bëhej që në verë për sigurimin e ngrohjes nëpër shkolla, të shpejtohet pasi temperaturat janë nën zero gradë”.

Por duket mesazhi i tij nuk është kuptuar, pasi ka edhe një sqarim për ndjekësit në rrjetet sociale:

“Përdora ironi në përshkrimin e situatës danteske, përshkrim që e bën hero djaloshin, prindërit e djaloshit dhe prindërit e mijëra nxënësve në Shqipëri të cilët edhe nën represionin e moratoriumit të pyjeve, nën çmimin e lartë të energjisë elektrike dhe të gazit, janë të detyruar të ngrohin shtëpitë e tyre si dhe klasat e shkollës, kjo e fundit detyrë e qeverisë! 

Pastaj siç ndodh rëndom në këtë vend, portale të ndryshme dhe media online e publikojnë fotografinë bashkë me përshkrimin, jo vetëm për “like” por edhe për të sensibilizuar autoritetet që të marrin masat. Në këtë moment, unë në profilin tim dhe mediat në hapësirat e tyre e bëmë misionin që na takon, atë të informimit!

Pa ndonjë qejf të madh, duke qenë se në këto postime është etiketuar emri im, u futa dhe lexova disa komente. Ekzaktësisht gjysma e komentuesve e kishin kuptuar ironinë, ndërkohë gjysma tjetër kishin shpërthyer në sharje të kota, pa marrë mundimin të zbërthejnë ironinë. Dhe më lejoni të them me dhimbje se tragjikja në këtë mes nuk është djaloshi me dru, as klasat e ftohta, as Ministria e Arsimit, por kokat bosh të komentuesve që nuk kuptojnë minimumin e ironisë! Draaaamë!”

2

Ju sugjerojmë

Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë
Aktualitet

Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë

11 Gusht, 2025 9:12 pm
Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë
Rajoni

Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë

11 Gusht, 2025 8:53 pm
Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve
Aktualitet

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve

11 Gusht, 2025 8:25 pm
Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal
Aktualitet

Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal

11 Gusht, 2025 8:12 pm
Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime
Aktualitet

Zjarri në Lekël të Tepelenës vihet nën kontroll, përballja me flakët në dy drejtime

11 Gusht, 2025 8:00 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump: Do të tentoj t’ia kthej Ukrainës tokën e vet

11 Gusht, 2025 7:40 pm
Ambasada e SHBA dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses
Bota

Ambasada e SHBA dhe Italisë bëjnë thirrje për respektimin e vendimit të Kushtetueses

11 Gusht, 2025 7:08 pm
Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve
Aktualitet

Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12”, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve

11 Gusht, 2025 6:47 pm
Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë
Aktualitet

Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë

11 Gusht, 2025 6:31 pm
Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë
Bota

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

11 Gusht, 2025 6:18 pm
Para
Foto galeri/ Japoni, riparohet për një javë gropa e thellë e krijuar në mes të qytetit

Foto galeri/ Japoni, riparohet për një javë gropa e thellë e krijuar në mes të qytetit

E shantazhuan me foto/ Djali adoleshent i ish-deputetit paguan 26 mijë euro gjobë

E shantazhuan me foto/ Djali adoleshent i ish-deputetit paguan 26 mijë euro gjobë

Foto/ Renault Megane shpallet makina më e mirë e vitit 2016

Foto/ Renault Megane shpallet makina më e mirë e vitit 2016

TE FUNDIT

Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë

Akuzohen për zjarrvënie/Arrestohet një person, nis hetimi për dy të tjerë
11 Gusht, 2025

Policia ka ndaluar 1 shtetas dhe ka nisur procedimin penali për 2 të tjerë, pasi akuzohen për 3 raste zjarrvënie,...

Lexo më shumë

Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë

Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë ndonjëherë në Kosovë
11 Gusht, 2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur të hënën se në muajin korrik është regjistruar temperature rekorde – mbi...

Lexo më shumë

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve

Shqipëria në luftë me flakët, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e autoriteteve
11 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes bën me dije gjatë orëve të fundit në vendin tonë janë evidentuar 30 vatra zjarri aktive në...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal

Aksident në aksin Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal
11 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Levan–Mifol, në vendin e quajtur “Ferras”. Sipas informacioneve, mësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com