Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

2025/06/12 at 1:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, prezantoi sot modelin e ri të Shkollave Verore, i cili do të pilotohet duke filluar nga data 16 qershor në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës.

Në takim morën pjesë përfaqësues të shkollave përfituese, prindër, mësues dhe drejtues të këshillave të prindërve, duke nënvizuar rolin gjithëpërfshirës të programit.

Nga shkolla “Lasgush Poradeci”, një ndër 10 shkollat ku do të pilotohet ky program, ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij modeli të ri për zhvillimin gjithëpërfshirës të fëmijëve dhe bashkëpunimin me komunitetin.

“Nga data 16 qershor, për herë të parë në 10 shkolla, 8 në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Durrës do lançojmë Shkollën Verore. Shkolla Verore, e cila do të nisë menjëherë pas përfundimit të vitit shkollor, do të zgjasë dy javë. Është një program i studiuar me ekspertizën më të mirë, duke përfshirë këtu dhe ekspertizën e UNICEF dhe në bashkëpunim me World Vision. Në këtë program të mirëstudiuar, për 2 javë, ne do të kemi mundësi të zhvillojmë shkollën verore si një shkollë të hapur për komunitetin. Fokusi do të jetë te fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, por nuk përjashtohen edhe nxënësit të cilët duan ta frekuentojnë shkollën verore. Këtë vit pilotojmë për herë të parë shkollën verore dhe për herë të parë 1000 nxënës do të përfitojnë nga shërbimet dhe programet e larmishme që do të ofrohen në këto shkolla. Shkollat ku do të pilotohet ky program janë: “Emin Duraku”, “Kosova”, “Lasgush Poradeci”, “Avni Rustemi”, “Andrea Stefani”, “Kiço Blushi”, “Qazim Turdiu”, “Klodian Tanushi” në Tiranë, “Halit Çoka” në Kamëz dhe “Eftali Koçi” në Durrës.”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se synimi është që ky program të shtrihet edhe në shkolla të tjera të vendit.

“Shkolla Verore është një program që do të pilotohet për herë të parë në 10 shkolla, me synimin për ta shtrirë vitin tjetër edhe më gjerë, në të gjitha bashkitë, për të mobilizuar burimet njerëzore, mësuesit, koordinatorët, por edhe përtej stafit të shkollës, edhe stafe të tjera profesionale, që mundësojnë bashkëpunimin dhe injektimin te grupmosha të ndryshme të nxënësve pikërisht këto aftësi kaq të nevojshme. Një rol të rëndësishëm në promovimin e këtyre programeve kanë edhe prindërit, bashkëpunimi me ta. Ne kemi fuqizuar bashkëpunimin e trinomit më të rëndësishëm brenda shkollës: mësues-prindër-nxënës. E kemi fuqizuar në disa aspekte. Së pari, përmes organizimit të këshillave të prindërve në nivel kombëtar, por edhe në nivel lokal, deri në nivel shkolle dhe klase. Është e rëndësishme që ky bashkëpunim jo vetëm të fuqizohet, por edhe të mundet që të përcjellë brenda institucioneve shkollore dhe jashtë tyre në komunitet ide të reja, të cilat të zbatohen bashkërisht në shkollë dhe në komunitet.”, tha Manastiriu.

Ministrja Manastriliu u ndal dhe te shkollat si qendra komunitare,  investimet dhe rolet e reja në shkollë:

“Shkollat tona duhet të jenë struktura që ofrojnë shërbime të përditshme. Me përmirësimet që i kanë ndodhur sistemit arsimor dhe që po i ndodhin dita-ditës me këto shkolla moderne, me investimet në laboratorë digjitalë, laboratorë shkencorë, palestra, terrene sportive, me përfshirjen e programeve jashtëkurrikulare, si “Art, Zeje dhe Sport”, apo “Toka ime në shkollë”, me ekipet sportive në shkolla, si edhe programet e reja, por edhe me rolet e reja që kemi përfshirë në shkollë, sikurse janë mësuesi koordinator për orientimin në karrierë, mësuesi koordinator për zhvillimin e cilësisë, dhe me të gjithë bashkëpunimin që ne jemi duke e krijuar dhe fuqizuar çdo ditë e më shumë me prindërit, nxënësit dhe vetë mësuesit, ne tashmë bëhemi gati edhe për programe të reja që do t’i përfshijmë dhe për të cilat jemi duke punuar, sikurse është programi pas-shkollor dhe programi i ushqimit në shkolla, i cili është ndër programet më të kërkuara në shkollë  dhe ne jemi zotuar ta fillojmë këtë program, duke u fokusuar fillimisht në bashkitë qendër qarku dhe më tej edhe në të gjitha bashkitë e tjera.”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit.

Ju sugjerojmë

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
Para
VIDEO/ Aksidenti ajror në Indi, dalin pamjet e momentit kur avioni shpërthen

VIDEO/ Aksidenti ajror në Indi, dalin pamjet e momentit kur avioni shpërthen

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin

Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë, tre pjesëtarë organizatash kriminale

Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë, tre pjesëtarë organizatash kriminale

TE FUNDIT

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
5 Nëntor, 2025

Në shenjë respekti, në një lloj “in memoria” për veprën politike të Fatos Nanos, si kryetar i Partisë Socialiste, tre...

Lexo më shumë

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
4 Nëntor, 2025

Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor,...

Lexo më shumë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com