Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkolla në Tiranë pa lidhje elektrike, nxënësit: Nuk kemi as ngrohje e as xhama

2018/06/08 at 9:20 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkolla në Tiranë pa lidhje elektrike, nxënësit: Nuk kemi as ngrohje e as xhama

Në Qershor të vitit 2011 u ndërtua shkolla “Dom Nikollë Kaçorri” në Paskuqan, për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor, që nisi më 11 Shtator. Por që prej këtij momenti e deri më sot, në këtë shkollë 9-vjeçare nuk ka vënë më dorë njeri për ta rregulluar. Mungon energjia elektrike, ngrohja dhe si të mos mjaftonin këto, xhamat e dritareve janë të thyera.

“Ne nuk kemi ngrohje, drunjtë i kemi siguruar vetë. Nuk na ka sjellë asnjë ndihmë bashkia”, u shpreh një nxënëse.

Një tjetër tha: “Ne kërkojmë që xhamat të rregullohen, ambienti të rregullohet, të vijë energjia se nuk shikojmë në dimër dhe kemi shumë ftohtë se xhamat janë të thyera!”

Gazetarja e emisionit “STOP” komunikoi me drejtorin e shkollës 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri”, Ali Sidën, për mungesën e infrastrukturës, energjisë elektrike dhe sistemit të ngrohjes.

“Kam bërë zakonisht shkresa zyrtare, jam interesuar pse s’ka energji elektrike. Përgjigjia e tyre është që duhet ta bënte firma, por s’e ka bërë. Normalisht, dihet që dikush e ka marrë në dorëzim shkollën, pushteti vendor e merr. Si u merrka një shkollë e re pa një firmë dhe një vulë zyrtarisht. Që nga ai moment e deri sot, gjatë gjithë kohës kam bërë kërkesa të vazhdueshme për t’u pajisur shkolla me energji elektrike.”

Drejtori Sida u shpreh se në mungesë të energjisë elektrike, shkolla 9-vjeçare është pajisur me sobë dhe dru nga Komuna, por prej 2 vitesh është ndërprerë.

Ai e përmbylli duke thënë: “Dua t’i bëj thirrje Bashkisë Kamëz që të marrë të gjitha masat që të paktën këtë vit, stinën e dimrit ta kalojmë me dru. Jemi e vetmja shkollë pa sistem energjie elektrike dhe ngrohje”.

Gazetarja e emisionit “STOP” iu drejtua Bashkisë Kamëz për të marrë një informacion se përse kur u ndërtua shkolla “Dom Nikollë Kaçorri” nuk kishte rrjet elektrik.

Drejtori për Arsimin, Gani Berisha tregoi se prej 2 vitesh kjo shkollë ka kaluar në administrimin e Bashkisë Kamëz, ndaj dhe janë në dijeni të situatës së saj.

“Kam vënë në dijeni Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ndoshta pak me vonesë, por i ka kryer të gjitha detyrimet që Bashkia Kamëz ka. Që më datë 09.02.2017 ka aplikuar pranë OSHEE-së për të lidhur një kontratë për këtë shkollë. Më 06.04.2017 është bërë edhe likujdimi i faturës së kontratës. Bashkia ka mbyllur procedurat e saj, i takon OSHEE-së që të zgjidhë këtë problem!”

Drejtori i Komunikimit OSHEE, Ardian Kola tha se kjo është një histori 7-vjeçare që është shkaktuar nga mungesa e rrjetit elektrik, pasi para se të ndërtohej duhej të ishte përfshirë linja, nga ku do të merrej energjia elektrike. Sipas ligjit, të gjitha shpenzimet për kabinën, rrjetën e tensionit, shtyllat etj, duhet të mbuloheshin nga Bashkia, por kjo e fundit nuk ka patur mundësi financiare për t’i paguar.

“Bashkia ka bërë vetëm një pagesë për matësin e energjisë elektrike, por këtu po flasim për rrjetin që është në distancë 800 metra, i cili është detyrim i bashkisë sipas rregulloreve dhe ligjeve të miratuara. Ne kemi marrë një vendim që këtë investim ta bëjë OSHEE për të mos lënë shkollën dhe nxënësit pa energji elektrike, por edhe banorët që jetojnë aty pranë”./ tvklan.al

Etiketa: pa lidhje elektrikepa ngrohje dhe xhamashkolla ne tirane

Ju sugjerojmë

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë
Kryesore

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

30 Qershor, 2025 6:42 pm
Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan
Aktualitet

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025 6:31 pm
Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën 2025
Aktualitet

Publikohen notat e provimeve me zgjedhje për maturën 2025

30 Qershor, 2025 6:25 pm
Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil
Aktualitet

Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil

30 Qershor, 2025 5:13 pm
Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët
Aktualitet

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët

30 Qershor, 2025 4:42 pm
“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…
Aktualitet

“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…

30 Qershor, 2025 4:01 pm
“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta
Aktualitet

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta

30 Qershor, 2025 3:54 pm
Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate
Aktualitet

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate

30 Qershor, 2025 3:42 pm
Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror
Aktualitet

Nga 1 korriku, patrullim i përbashkët Kosovë-Shqipëri për sezonin veror

30 Qershor, 2025 3:32 pm
Dosja “Partizani”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Tedi Blushi: Procesi ndaj Berishës, farsë e turpshme

30 Qershor, 2025 3:21 pm
Para
Avokatja që humbi gjyqin dhe mashtroi qytetaren detyrohet të kthejë paratë

Avokatja që humbi gjyqin dhe mashtroi qytetaren detyrohet të kthejë paratë

Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 33 vjeçar

Krim i rëndë në Durrës, burri vret gruan

Veprimi i çuditshëm që bën zëvendësi Pence kur Trump lëviz shishen e ujit!

Veprimi i çuditshëm që bën zëvendësi Pence kur Trump lëviz shishen e ujit!

TE FUNDIT

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS

Messi drejt rikthimit te Barcelona? Argjentinasi kërkon të largohet nga MLS
30 Qershor, 2025

Kanë kaluar katër vite që kur Lionel Messi u largua nga Barcelona, por fansat ende ëndërrojnë rikthimin e legjendës argjentinase...

Lexo më shumë

Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!

Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar: Ja shenja më me fat e muajit!
30 Qershor, 2025

Nëse mendonim se në korrik do të qetësoheshim, yjet nuk do të na lënë rehat. Në parashikimin e muajit për...

Lexo më shumë

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE, një përparësi strategjike e vendit tonë
30 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të...

Lexo më shumë

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan
30 Qershor, 2025

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com