Një i ri ka shkuar për të bërë seks me një vajzë kundrejt pagesës, por ka rënë pre e një grabitje dhe shantazhi. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Durrës dhe raportohet se policia ka shpallur në kërkim një të ri.
E gjithë ngjarja ka nisur një ditë më parë. Burime nga policia thonë se kanë nisur hetimet për të riun me inicialet E. Ç, sepse në orën 17:30 të ditës së djeshme , në lagjen nr. 13, Durrës, në banesën e një vajze të paidentifikuar dyshohet se ka grabitur 28-vjeçarin me inicialet A. Xh., nga Kavaja.
Në denoncimin e bërë në polici, i riu nga Kavaja ka treguar se kishte shkuar për të kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të paidentifikuar, kur i kanë marrë 1 telefon, si dhe i kanë kërkuar 280 euro për të mbyllur problemin në polici.
Pas denoncimit, policia thotë se ka nisur hetimet për kapjen e personave të dyshuar.