Policia e Beratit ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme në këtë qytet ku një person ka shkuar i plagosur në spital.
Sipas policisë, shtetasi Xhuljano Goga 27 vjeç ka shkuar të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Beratit pasi është qëlluar me armë zjarri në këmbë.
Mësohet se i riu ka përfunduar i plagosur rëndë në spital dhe ka refuzuar që të japë shpjegime për ngjarjen Goga dyshohet të jetë qëlluar me pistoletë me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna.
“Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G., 27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 27-vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia./Opinion.al