Emiliano Mrishaj, nga Shkodra që rrahu policin e Rrugores në Bulevard në Tiranë, mendohet se është nipi i Tom Doshit.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, ka goditur me grushta, për shkak të detyrës, shtetasin G. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Specialist i menaxhimit të trafikut urbanë pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.
Gazeta Dita shkruan se Emiliano Mrishaj është nipi i Tom Doshit.
Ai ka qenë brenda në makinë së bashku me djalin e deputetit në momentin kur një efektiv i policisë rrugore e ka ndaluar makinën e tij. Ky veprim ka bërë që i riu, 27 vjeç të zbresë nga makina dhe ta qëllojë me grusht policin.
Mësohet se Polici e kishte ndalur të riun, por ky i fundit nuk e ka pritur mirë ndalesën dhe ka dalë nga mjeti dhe ka sulmuar policin rrugor.