Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë online me kryebashkiaken në detyrë të Shkodrës, Voltana Ademi.
Teksa Rama e konsideron Shkodrën “bombë me sahat”, kryediplomatja amerikane ndan falenderime për Ademin për masat e marra për t’i mbajtur qytetarët shkodranë të sigurtë dhe të shëndetshëm.
“Kënaqësi që takova (virtualisht) Voltana Ademin. Ju falenderoj që keni marrë të gjitha masat për t’i mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurtë dhe të shëndetshëm. Pres t’ju vizitoj nga afër sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin, të gjithë le të rrimë në shtëpi”, shkruan kryediplomatja amerikane./Opinion.al