Policia e Shkodrës vazhdon kërkimin e vrasësisn e dyfishtë të vëllezërve Shkami, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Autori thuhet se është larguar në mal në një zonë të pyllëzuar, ku mendohet se ndodhet akoma
Ndërkohë që ka dyshime se ai mund të ketë kaluar në Dukagjin përmes malit.
Në ndihmë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejte janë vëne edhe forcat RENEA, të cilat kanë mbërritur në mal me helikopterin e policisë.
Në operacion janë përfshirë po ashtu edhe FNSH e Shkodrës dhe Policia e Shkodrës. Forcat e policisë po përdorin edhe qenin gjurmues në ndjekje të autorit.
Terreni mjaft i veshtirë dhe fakti që autori është i armatosur, ka detyruar forcat e policisë të porosisin popullatën e zonës të bëjnë kujdes pasi autori mund të hapë zjarr mbi këdo.