Trafikim droge dhe falsifikim dokumentash, caktohet masa e sigurisë për 32-vjeçarin
Një 32-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Shkodrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e ‘Arrestit në burg’ për shtetasin me iniciale N.L., 32 vjeç për veprat penale, Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Arrestimi i 32-vjeçarit është bërë në kuadër të operacionit policor ‘Triple’, kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në të cilën janë arrestuar dhe 3 përsona të tjerë.
NJOFTIMI:
Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Triple”, shkon 4 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të tij.
Operacioni “Triple” u zhvillua në prill të vitit 2022 dhe goditi shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe falsifikimin e dokumenteve, që kryheshin nga 4 shtetas që vepronin si grup.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar në kuadër të operacionit “Triple”, kanë lokalizuar në lagjen “Liria”, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:
-N. L., 32 vjeç, banues në Shkodër.
Ndaj 32-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Shtetasi N. L. u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Triple”, të zhvilluar në prill të viti të shkuar, pasi në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (të vënë në pranga), ushtronin në formën e grupit, veprimtaritë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis dhe falsifikimit të dokumenteve. Nga ky operacion, u sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë, 4.3 kg kanabis dhe disa dokumente false.