Policia e Shkodrës ka arrestuar një 48-vjeçar pasi tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij.
Sipas policisë, i arrestuari ka përplasur me makinën ish-vjehrrin e tij, i cili po lëvizte me biçikletë në qytetin verior.
68-vjeçari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Ervin Çeka akuzohet për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.