Një 45-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër.
A. Ç., ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, por gjatë lëvizjes ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.
Ai u transportua për në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.