Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në segmentin rrugor “Vrakë-Koplik”, në Shkodër.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një 36-vjeçar me inicialet Y. D., banues në fshatin Bruçaj, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe më pas ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur, pasagjerë në automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al