Pasditen e sotme, gjatë pastrimit të një kanali vaditës në fshatin Bushat, punonjësit e bashkisë kanë gjetur 2 mina të paplasura, të ndryshkura, të cilat dyshohet se i përkasin vitit 1997.
Policia e Shkodrës, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit./Opinion.al