Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:45 në Shkodër, ku një grua e cila ecte me biçikletë është përplasur nga një makinë.
Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”, ku automjeti që drejtohej nga një 34-vjeçare M. N, ka aksidentuar shtetasen Z.M 56 vjeçe, që lëvizte me biçikletë. 56-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al