Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shko në gjykatë dhe ku të duash, po do marrësh veten në qafë…”

2019/01/07 at 9:22 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shko në gjykatë dhe ku të duash, po do marrësh veten në qafë…”

Artan Hazizaj bleu me para në dorë një apartament në zonën e Qesarakës. Kontratën e porosisë me firmën “Akil 2014 shpk” e bëri te noterja Elida Magani.

Por pasi e kishte rregulluar apartamentin e tij, e gjen një ditë të bllokuar e me bravë të ndryshuar nga Naim Reçeku. Ky i fundit kishte marrë apartamentin e Artanit dhe disa të tjerë si pronar toke nga investitori tjetër “Riviera shpk”.

Artan Hazizaj kërkon takim me noteren, e cila i thotë se do të flasë me 3 investitorët, që ose të marrë hyrje tjetër ose paratë.

Pronari Naim Reçeku: Të thashë edhe dje ty, ti mos më kërko shtëpi mua!

Qytetari: Po mirë, a më ke bllokuar derën? A shkove dhe më hoqe bravat dhe vendose çelësin ?

Pronari Naim Reçeku: Nëqoftëse ti do të shkosh në gjykatë, ti e fiton shtëpinë me gjyq? Po nuk e fiton mor çun, se nuk ke çertifikatën.

Qytetari: Unë kam paguar lekët me noter, kam bërë pagesën.

Pronari Naim Reçeku: Le ta kesh, o të lutem shumë mos e digj vetveten me këtë mendim! Shko në gjykatë dhe ku të duash, po do marrësh veten në qafë!

Qytetari: Shiko jemi të dy viktima dhe unë nuk e di viktimë e kujt jam.

Pronari Naim Reçeku: Unë nuk… shiko tani, unë nuk jam viktimë ore, se unë kam çertifikatën.

Qytetari: Ti ke marrë 11 hyrje që janë shitur dy herë. Ti s’ke probleme vetëm me mua. Ti do kesh probleme me gjithë banorët e tjerë.

Pronari Naim Reçeku: Unë me të vërtetë do kem problem me gjithë banorët, të gjithë janë të humbur me mua, se unë kam çertifikatën. Ti i ke parë çertifikatat. Faji është i noteres, që nuk e ka hap kompjuterin edhe të thotë, që këto hyrjet janë të shitura.

Qytetari: Po noterja e dinte që këto hyrje ishin të shitura ?

Pronari Naim Reçeku: Po s’i nuk e dinte.

Qytetari: Po kur e dinte noterja, si ma shiti edhe mua ?

Pronari Naim Reçeku: Ka marrë lekët ore! Në mënyrën më njerëzore, bjeri mbrapa! Kërkoji lekët ose kërkoji hyrje…

Qytetari: Unë hyrje o marrë atë o s’marrë fare, se s’më duhet hyrje tjetër.

Pronari Naim Receku-Nuk e di çfarë të them!

Artan Hazizaj kërkon takim me noteren, e cila i thotë se do të flasë me 3 investitorët, që ose të marrë hyrje tjetër ose paratë.

Qytetari-Tani si i bëhet, sepse mbani mend domethënë, e dini kontratën…?

Noterja Elida Magani- Po, normal…!

Qytetari-E mbani mend edhe që ia kam dhënë lekët, ulur në këto kolltuqe. Mbani përgjegjësi dhe ju, sepse edhe ju duhet t’i shihni, kur bëtë këto kontratat e porosisë. Dhe më e keqja akoma për një hyrje, ju keni bërë 3 kontrata porosie, ju, për një hyrje.

Noterja Elida Magani-Jo s’ka ndodhur!

Qytetari-Po, po, po, po…një hyrje në kat të pestë, jo hyrja ime, një hyrje e Ylberit, e dini shumë mirë, se ju ka ardhur Ylberi këtu!

Noterja Elida Magani-Është bërë lapsus ajo.

Qytetari-Nuk e di, por ju keni bërë 3 kontrata porosie, për një hyrje.

Noterja Elida Magani-Ka një ngatërresë.

Qytetari-Nuk dilte në sistem kjo, që ishte e pronarit të tokës?

Noterja Elida Magani-Nuk dalin ato! Kontratat e porosisë, janë në ajër!

Qytetari-Unë që kam paguar lekët tek noteri dalkam i humbur..!

Noterja Elida Magani-Jo, jo! Kjo është një kontratë, që ti ke paguar lekët dhe firma tashi është e detyruar, që…

Qytetari-Kush m’i kthen, sepse ky s’ka lekë!

Noterja Elida Magani-Po t’i kthejë ky, Akili.

Qytetari-Akili s’ka lekë.

Noterja Elida Magani-Do t’i gjejë Akili lekët.

Qytetari-Po ku do t’i gjejë lekët?

Noterja Elida Magani-Do t’i gjejë, ose do të japë hyrje tjetër. Po Artan, tashi kemi dalë që të të gjejmë një zgjidhje bashkë me “Rivierën”./tvklan.al

Etiketa: do marresh veten ne qafeshko ne gjykate

Ju sugjerojmë

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

6 Tetor, 2025 11:25 pm
Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
-U tha në Opinion

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

6 Tetor, 2025 11:14 pm
Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit
-U tha në Opinion

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit

6 Tetor, 2025 11:01 pm
Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve
-U tha në Opinion

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve

6 Tetor, 2025 10:45 pm
Lala tregon detaje nga vrasja e gjyqtarit: U qëllua në momentin që u ngrit për të…
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje nga vrasja e gjyqtarit: U qëllua në momentin që u ngrit për të…

6 Tetor, 2025 10:23 pm
PD mbështet Florian Binajn për Tiranën, Agron Shehaj: Berisha hodhi në erë procesin
Aktualitet

PD mbështet Florian Binajn për Tiranën, Agron Shehaj: Berisha hodhi në erë procesin

6 Tetor, 2025 9:51 pm
Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Kam luftuar padrejtësinë me humor, tani do…
Aktualitet

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Kam luftuar padrejtësinë me humor, tani do…

6 Tetor, 2025 9:48 pm
Vrasja e gjyqtarit/ “Kushtetuesja”: Mbrojtja e jetës është përgjegjësi e shtetit
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit/ “Kushtetuesja”: Mbrojtja e jetës është përgjegjësi e shtetit

6 Tetor, 2025 8:28 pm
Vrasja e gjyqtarit/ Flasin familjet pjesë konfliktit të pronësisë në Shkodër
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit/ Flasin familjet pjesë konfliktit të pronësisë në Shkodër

6 Tetor, 2025 7:22 pm
FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja
Kronikë

FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja

6 Tetor, 2025 7:03 pm
Para
Video/Aksident në Tiranë, tre automjete përplasen tek Gjykata

Babai ther me thikë të birin në Korçë

Meta: Të edukojmë të rinjtë, po përfundojnë në burgjet e Europës

Meta: Ja pse nuk e firmosa menjëherë dekretin për shkarkimin e Bushatit

Ja ministri i ri të cilit shqiptarët i besojnë më shumë

Ja ministri i ri të cilit shqiptarët i besojnë më shumë

TE FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja tregon detaje e konfliktit të pronësisë për godinën
6 Tetor, 2025

Gazetarja e “STOP” Domenika Bajraktari, disa vite më parë ka trajtuar çështjen e pronësisë së godinës në Shkodër që u...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër

Vrasja e gjyqtarit/ Gazetarja: Konflikt i vjetër mes familjeve në Shkodër
6 Tetor, 2025

Gazetarja Emi Kalaja deklaroi në emisionin “Opinion” se familja Shkambi dhe 30 familjet e tjera kanë patuar konflikt të vjetra...

Lexo më shumë

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit

Vrajsa e gjyqtarit,Artan Hoxha tregon se si e futi armën autori në Gjykatën e Apelit
6 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me mënyrën se si është futur arma në sallën...

Lexo më shumë

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve

Masakra në Gjykatën e Apelit,gazetarja tregon gjendjen shëndetësore të të plagosurve
6 Tetor, 2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë  Elvis Shkambi tronditi opinion publik. Autori i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com