Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkencëtarja shqiptare që ka luhatur teorinë e ‘Big Bang-ut’

2016/10/22 at 9:10 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkencëtarja shqiptare që ka luhatur teorinë e ‘Big Bang-ut’

Përballë saj janë një numër i konsiderueshëm të interesuarish, kryesisht studentë që e dëgjojnë me vëmendje. Laura Mersini-Houghton ligjëron me kompetencë, me gjallëri e me elokuencë duke bërë përpjekje që edhe çështjet kaq të ndërlikuara të astrofizikës, kozmologjisë që merren me universin, kohën e krijimit të tij etj. t`i bëjë sa më të kapshme për publikun. Ndërsa ky publik, edhe pse ka ardhur në amfiteatrin e Universitetit Teknik të Zyrihut ETH, sigurisht nuk është i specializuar në fushën ku shkencëtarja e njohur shqiptare është tashmë autoritet në nivel planetar.


Shumica e të pranishmëve kanë ardhur nga kureshtja që të shohin një bashkatdhetare që ka bërë emër në një lëmë pothuaj të pashkelur nga shqiptarët, në kozmologji dhe astrofizikë. Ajo është në Cyrih, e ftuar nga Shoqata e Studentëve shqiptarë të Zyrihut dhe portali dialogplus. Prezantimin e saj e bën profesori i fizikës në universitetin ETH, Toni Shiroka, i cili ka bërë edhe moderimin.

Në ligjëratën e saj, zonja Mersini, që është profesoreshë në universitetin Universitetin e Karolinës së Veriut, në SHBA ka shtjelluar probleme lidhur me teoritë aktuale për krijimin e universit. Në këtë kontekst ajo ka mbrojtur teorinë e saj që vë në pikëpyetje teorinë e “Big Bangut”. Sepse, dr. Mersini pyet: çfarë ka pasur para kësaj dhe këtë e shtjellon në Teorinë e saj të “Multiversit” që domethënë se ka më shumë se një univers. Sipas saj, teoria e Big Bang-ut është e pamjaftueshme për të shpjeguar krijimin e universit. Dhe, kjo teori e kozmologes shqiptare, ka pasur një aprovim nga qarqe shkencore të avancuara në botë.

Albinfo.ch ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me Laura Mersinin.

Keni ardhur në Zvicër për të ligjëruar para studentëve rreth teorisë suaj për krijimin e universit. Ju punoni në një universitet amerikan, por a keni ndonjë bashkëpunim edhe me universitete apo institute tjera zvicerane?

Dr. Laura Mersini: Në fakt unë punoj në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe bashkëpunoj me shumë universitete e institute gjithandej nëpër botë. Por në Zvicër deri më tash nuk kam pasur rast të kem ndonjë bashkëpunim dhe në përgjithësi, është hera e parë që vij në këtë vend, ku sonte e mbajta ligjëratën. Dhe nesër në mëngjes kthehem në Amerikë.

Ju në teorinë tuaj e vini në dyshim teorinë e “big bang-ut”. Si e shpjegoni këtë me pak fjalë?

Dr. Laura Mersini: Pikërisht me atë që e thash edhe në ligjëratë e që konsiston në atë se çfarë kishte përpara kësaj, para se të bëhej “big Bang-u”. Dhe përveç meje janë edhe teoritë e dy ose tre shkencëtarëve të tjerë të cilët e vënë në dyshim “Big Bang-un” dhe mundohen të japin përgjigje të tjera lidhur me krijimin e universit.

Ballafaqimi me paskajësinë e universit (ose universeve) me errësirën që e mbështjell këtë hapësirë dhe me mungesën e përgjigjeve se si u bë “hapi i parë”, a ju sjell pranë “zgjidhjeve” që u jep religjioni këtyre çështjeve?

Dr. Laura Mersini: Një nga mënyrat për ta hequr problemin e “hapit të parë” është universi që studiohet me metoda shkencore dhe që këtu bëhet ndarja nga religjioni. Dmth as mohohet as pohohet por shkenca është një tjetër nivel, tjetër rrafsh, ajo ka objekt studimi ligjet e natyrës. Dhe në këto studime ka saktësi, proceset janë absolutisht të matshme. Kjo vlen edhe për pohimin se multiversi është krijuar para 14.7 bilionë vitesh, që u përmend gjatë ligjëratës.

Është folur në mediat shqiptare lidhur me nominimin  tuaj për çmimin Nobel për fizikë. Çfarë mund të na thoni rreth kësaj?

Dr. Laura Mersini: Sipas rregullit, nominimet për çmimin Nobel nuk dihen asnjëherë para se të jepet çmimi. Prandaj edhe në rastin tim nuk mund të them asgjë pasi që nuk e di nëse jam nominuar ose jo. Por dihet që nga anët tona kanë dëshirë të mburren me diçka para se të ndodhë. Kjo ka ngjarë mbase edhe në rastin tim, pra janë spekulime mediale.

Ju studimet bazë i keni mbaruar në Shqipëri, në Universitetin e Tiranës. A është ky fakt një shtysë, një motivim shtesë për studentët shqiptarë që të synojnë më shumë, të kenë ambicie shkencore?

Dr. Laura Mersini: Sigurisht që po. Me zell dhe punë është e mundur të arrihet shumë, edhe me studime të mbaruara në Shqipëri. Unë kam mbaruar studimet pesëvjeçare të Fizikës në Tiranë, që është një kurs paksa më i përzgjedhur. Ideja e fizikës pesëvjeçare është që të punohet në mënyrë më intensive por jo që kam pasur ndonjë trajtim të veçantë. Pastaj shkallët tjera të studimit e të specializimit përfshirë edhe gjithë avancimin tim shkencor, i kam mbaruar jashtë vendit, në SHBA.

 



Ju sugjerojmë

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
Kryesore

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

31 Maj, 2025 10:59 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
Rajoni

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

31 Maj, 2025 10:34 pm
Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
Bota

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

31 Maj, 2025 10:02 pm
Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror
Aktualitet

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

31 Maj, 2025 9:32 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

31 Maj, 2025 9:22 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD për mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në…

31 Maj, 2025 9:04 pm
Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite
Bota

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

31 Maj, 2025 8:38 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

31 Maj, 2025 8:09 pm
VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih
Sport

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

31 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Fundjava diell por ja kur nisin rreshjet e shiut në Shqipëri

Foto/ Tornado në Zvërnec? Era shkatërron lokalet buzë bregut

Ekspertiza greke: Marknikollaj me kafkë të thyer, organe gjenitale të nxira

Ekspertiza greke: Marknikollaj me kafkë të thyer, organe gjenitale të nxira

Postoi imazhe të torturimit të kafshëve në rrjetet sociale, arrestohet 21-vjeçarja

Postoi imazhe të torturimit të kafshëve në rrjetet sociale, arrestohet 21-vjeçarja
















TE FUNDIT

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
31 Maj, 2025

Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0....

Lexo më shumë

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
31 Maj, 2025

Më shumë se gjysma e të gjitha videove kryesore që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor në TikTok përmbajnë dezinformata. Përmes...

Lexo më shumë

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
31 Maj, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për kundërshtarët e tij opozitarë lidhur me refuzimin e kandidaturës së Albulena...

Lexo më shumë

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
31 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korschenbroich të Gjermanisë. Sipas Bild, mësohet se një avion i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com