Një shkencëtar nga Japonia thotë ta ketë zbuluar se ngrënia e akullores për mëngjes, përmirëson performacen mendore të njeriut, si dhe vigjilencën.
Yoshihiko Koga, profesor në Universitetin e Tokios “Kyorin”, ka kryer një seri testimesh klinike, në të cilat të nënshkruarve të testit u ishte kërkuar që të hanin akullore menjëherë pas gjumit, transmeton Express.
Dhe, krahasuar me njerëzit që nuk kanë ngrënë akullore, të testuarit e profesorit Koga kanë treguar reagime më të shpejta ndaj gjerave dhe kanë shfaqur kapacitete më të mira të mbledhjes së informatave, sipas ueb sajtit “Exicte Neës”.
Ata u janë nënshtruar një serie ushtrimesh mendore në një kompjuter.