Jeta pas vdekjes është konfirmuar nga shkencëtarët të cilët kanë zbuluar se vetëdija vazhdon edhe kur personi ndërron jetë.
Në një hulumtim ku morën pjesë më shumë se 2 mijë persona, kërkuesit britanik shkencor kanë konfirmuar se mendimet vazhdojnë edhe kur zemra ndalon së punuari, shkruan express.co, transmeton lajmi.net.
Hulumtimet shokuese zbulojnë prova bindëse se në çfarë kalon pacienti kur deklarohet i vdekur.
Më parë është besuar se truri ndalon së punuari 30 sekonda pasi zemra pushon së pompuari gjak nëpër trup sikurse edhe ndalimi i vetëdijes.
Sidoqoftë, studimi nga Universiteti i Southapton tregon se si njerëzit ende përjetojnë vetëdijen edhe përgjatë tre minutave pasi ata janë njoftuar si të vdekur.