Shkëlzen Gashi largohet nga Bazeli. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur Amerikën si vendin ku do të vazhdojë karrierën e tij.
28-vjeçari ka arritur akordin me Kolorado Rapids dhe tashmë mund të quhet zyrtarisht futbollisti më i ri i këtij ekipi.
Lajmin e konfirmon e përditshmja zviceriane “Blick.ch: e cila e quan të mbyllur këtë transferim. Tashmë futbollisti i Kombëtares kuqezi do të luajë në MLS ku luajnë edhe yje të klasit botëror si Pirlo, Lampard, Kaka edhe shumë të tjerë.