Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkëlzen Doli: Kënga shqip në hark violine

2016/05/09 at 12:13 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkëlzen Doli: Kënga shqip në hark violine

Nga Mira TUCI


Sytë e gjithë shqiptarëve u drejtuan nga një violinist gjatë koncertit tradicional të Vjenës në agim të vitit 2015, një profil shqiptari i vërtetë që buronte tinguj nga kabaja e Përmetit e më tej na merrte për dore duke na drejtuar për nga ritmet më të vrullshme të Veriut. Tingull pas tingulli ai do të çonte peshë zemrat e shqiptarëve që po e ndiqnin nga të katër anët e globit dhe jo vetëm të tyre.

Shkëlzen Doli, violinisti që shkëlqen në orkestrën e filarmonisë së Vjenës e bën muzikën shqiptare, jo vetëm të çelë një nga ngjarjet muzikore klasike më të ndjekura në botë por edhe ta rendisë muzikën shqiptare përkrah Gardel, Debussy, Strauss.

Kush është i informuar se si funksionojnë qarqet dhe lobet e mëdha brenda industrisë muzikore e di mirë se një mençuri e pazakontë dhe lëvizje shah­mat ka bërë që intervali muzikor në introduksionin e koncertit të Vitit të Ri, me hapje kulturore nga muzika ballkanike jo vetëm të tingëllonte tërësisht shqip por edhe të mbante emrin simbolik dhe të fuqishëm Albanian Soul.

Meqenëse detajet e këtij po e quajmë “rrengu” nga ana e Shkëlzenit më janë rrëfyer në një bisedë off record nuk po i bëj publike por për këdo që e ka marrë si të mirëqene të rendisje muzikën shqiptare brenda koncertit të Vitit të Ri Vjenez në fakt ka qënë një sipërmarrje titanësh kundra lobeve më të fuqishme që shqiptarët apo kulturën tonë nuk është se kanë ndonjë interes ta promovojnë.

Por rruga dhe pasioni i violinistit Shkëlzen Doli janë ngjizur dhe testuar shumë herët me muzikën dhe harkun e violinës. Shkëlzeni me sytë që i burojnë muzikë dhe gishtat që sjellin melodi nuk resht së kërkuari dhe promovuari shpirtin shqip. Në një rast të tillë e takuam edhe ne, edhe pse kësaj here nuk ka marrë me vete “të dashurën” e tij që nga fëmijëria, po flasim për violinën sigurisht.

E nga Albanian Soul kanë zënë trup edhe perla të tjera të muzikës shqiptare, ripërpunime që jane vlerësuar dhe duartrokitur në skenat shqiptare nga Baresha tek Arbëreshës time, Shkëlzeni është në kërkim të motiveve autentike të cilat të ripërpunuara mund të bëjnë
kapërcime interesante jo thjesht nga arkivat e memories kolektive muzikore shqiptare në skenat dhe arenat ndërkombëtare, por edhe nga memoria kolektive e një brezi tek njohja dhe joshja e një brezi të ri të cilit po i deformohet shija muzikore dhe identiteti me një ritëm që i ngjan rënies në humnerë. Mos harrojmë muzikantë të apasionuar botërorë si: Carlos Gardel apo Astor Piazzolla të dashuruar me muzikën dhe me tingujt e tokës nga vinin, arritën të na e përkthejnë muzikën e rrugëve të Buenos Airesit me një prekje klasike që tashmë e ka bërë të njohur dhe të interpretuar në gjithë anët e globit.

Duhet dashuri për rrënjët dhe këtë Xeni siç e thërrasin miqtë e ka provuar me vepra dhe pa rrahje gjoksi me ritme patriotike. Duhet pasion për muzikën dhe këtë ia kanë dhënë bashkë me qumështin dhe aromat e fëmjërisë. Duhet kthjelltësi se ku dëshiron të arrijë dhe këmbëngulje për të duruar dhimbje shpatullash ndërsa nuk e heq violinën nga dora apo kallo gishtërinjsh prej ashpërsisë së harkut mbi violinë.

Që prej suksesit në ditën e parë të 2015 Shkëlzeni po përjeton një admirim në rritje për talentin e tij edhe pse nuk është e thjeshtë të bëhesh i famshëm duke luajtur muzikë klasike.

Për kombinimin kaba shqiptare dhe arkitekturë vjeneze ai rrëfen me shumë ciltërsi, “nuk qëndronin fare bashkë” por insistimi i tij bëri që shpirti shqiptar të ndiqet nga miliona teleshikues në të gjithë botën, madje edhe në vende ku togëfjalëshi Albanian Soul shkakton aq bezdi sa të ndryshojnë titull duke e cilësuar thjesht muzikë ballkanike.
Vetë jeta e violinistit i ngjan një rrugëtimi të gjatë dhe me një itinerar që ka formësuar dhe gdhendur dimensionet e tij muzikore, lindur në Elbasan, rritur në Gjakovë, studjuar në Novisad e në Vjenë e më pas skenat e të gjithë botës nga Tokio deri në Los Angeles e presin krahëhapur me ture të përvitshme.

Tashmë për të është koha për të bërë udhëtimin mbrapsht në kërkim të rrënjëve që gjithësesi ai nuk i ka harruar asnjëherë. Ndonëse luan perlat më të njohura të muzikës botërore Shkëlzen Doli duket se ka një dobësi për kabanë e Përmetit (nëna e tij është nga
qyteti i Përmetit) por edhe për ritmet e këngëve qytetare të Gjakovës ku është rritur. Ndaj kjo është një prej arsyeve që e ka sjellë në Tiranë, një koncert i plotë me këngët shqiptare të përzgjedhura dhe përpunuara me kujdes nga kompozitori Gerti Druga me të cilin ka një trofe muzikor si Baresha për violinë solo dhe orkestër.

Tashmë me formacionin orkestral të ansamblit Gerti dhe Shkëlzeni do të sjellin një koncert që do të evokojë shkëlqimin dhe magjepsjen e një epoke të artë të muzikës shqiptare dhe të Ansamblit të Shtetit. Sepse sic të dy e pohojnë me zë të plotë, identiteti nis nga tingulli parak, ai popullori që është ngjizur nga dëshira për të shprehur mallin, dashurinë apo humbjet vec përmes muzikës. Kështu me 4 qershor përgatituni për një mbrëmje krejt të rrallë nën prekjet e violinës së Shkëlzen Dolit dhe ritmeve shqiptare.
Nëse fati është me të (dhe 2015 ka nisur me një ogur të tillë) ai do të sjellë pak Vjenë dhe muzikë vjeneze në Tiranë bashkë me ansamblin e tij muzikor ” Philarmonic Ensemble Vienna” në ngjizje të vitit që vjen.



Ju sugjerojmë

‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!
Aktualitet

‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!

24 Maj, 2025 10:14 am
Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar
Aktualitet

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar

24 Maj, 2025 9:59 am
Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu
Aktualitet

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

24 Maj, 2025 9:50 am
Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

24 Maj, 2025 9:29 am
Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Aktualitet

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

24 Maj, 2025 9:20 am
Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027
Rajoni

Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027

24 Maj, 2025 9:07 am
Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!
Aktualitet

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!

24 Maj, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit, 24 Maj 2025

24 Maj, 2025 8:30 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 24 maj 2025

24 Maj, 2025 8:18 am
Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Para
Stadiumi/ Rama: Po të dëgjonte Zogu kundërshtarët, s’do kishim bulevard

Votohet 'Drejtësia', ja si e komenton Kryeministri

Mbledhja e PS-së/ Kokëdhima: Pse e çuat mandatit tim në Kushtetuese?

E fundit/ I hiqet mandati Koço Kokëdhimës

Anija ‘fantazmë’ shfaqet në breg pa asnjë person në bord

Anija ‘fantazmë’ shfaqet në breg pa asnjë person në bord

Please login to join discussion















TE FUNDIT

‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!

‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!
24 Maj, 2025

Në një intervistë me Richard Attias, një prej organizatorëve të Forumit Ndërkombëtar FII që u mbajt në Tiranë, kryeministri Rama...

Lexo më shumë

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar
24 Maj, 2025

Një automjet i Policisë Bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e...

Lexo më shumë

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu
24 Maj, 2025

Theu masën e sigurisë së arrestit në shtëpi dhe goditi me tikë një 34 vjeçar, si dhe i dëmtoi automjetin,...

Lexo më shumë

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
24 Maj, 2025

Tuneli i Llogarasë është hapur për lëvizjen e mjeteve mëngjesin e sotëm. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Klan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com