Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkëlzen Berisha: Problemi kronik i Andi Bushatit; dembelizëm për të lexuar, zell për të folur

2018/02/09 at 7:24 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkëlzen Berisha: Problemi kronik i Andi Bushatit; dembelizëm për të lexuar, zell për të folur

Shkëlzen Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj deklaratave të një dite më parë të Andi Bushati në lidhje me CEZ.

“Problemi kronik i Bushatit, nuk është vetëm dembelizmi për të lexuar, por dhe zelli për të folur për ato që “përton” të lexojë”, shkruan Shkëlzen Berisha në rrjetet sociale.

Ky reagim vjen pas replikës me gazetarin Andi Bushati të enjten në darkë në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në Top Channel.

Berisha ka sqaruar pozicionin e tij, duke replikuar me gazetarin Bushati, por ky i fundit u shpreh se djali i ish-kryeministrit i ka mundësuar blerësve të kompanisë një takim me të atin.

Mirëpo, Berisha e ka mohuar këtë fakt, duke theksuar se një takim i tillë i tij me personat në fjalë nuk është realizuar kurrë.

Më poshtë e zbardhur biseda dhe replika me Bushatin:  

Shkëlzen Berisha:  Ekziston një email i siguruar jo në rrugë ligjore. Kjo copë letër nuk është administruar në rrugë ligjore. Nuk kam lidhje me asnjë nga këta persona, as kam lidhje biznesi, as u kam shitur makinën, as më kanë paguar në forma të ndryshme. Në atë letër, flitet për një takim por nuk flitet se për cfarë. Ky takim nuk është kërkuar dhe nuk është zhvilluar kurrë.

Andi Bushati: Nga e-maili, thuhet se ju keni ndërmjetësuar një takim, me babain tuaj që ishte kryeministër.

Shkëlzen Berisha: Nuk është e vërtetë. Lexo emailin.

Andi Bushati: Atëherë ma korigjoni ju.

Andi Bushati: Tre javë pasi emaili është dërguar, babai juaj i ka pritur emisarët. Takimi vërteton emailin. Ky është absurdi për mua.

Shkëlzen Berisha: Ky takim nuk ka ndodhur. Nuk thuhet kërkund që unë kam premtuar të rregullojë një takim të tillë.

Andi Bushati: Në email thuhet se takimin do e realizoni ju. Takimi është bërë. Unë po të jem një prokuror, them a kam të drejtë të hetoj dhe të shoh sa i vërtet është ky email, kur kam dhe provën tjetër? Mua më duket normale deri këtu. Përse ju duket ju si spekulim nuk e kuptoj.

Shkëlzen Berisha: Është totalisht e pavërtetë ajo që thotë zoti Bushati, se në këtë email pretendohet se kam mundësuar një takim me babain tim. Lexoni emailin. Ky email është publik dhe është i pavërtetë. Ky takim as është kërkuar as nuk është zhvilluar. Unë nuk kam asnjë lidhje me këta persona. Unë mbaj përgjegjësi për atë që premtoj vetë.

Andi Bushati: Ju thatë se emaili dhe kjo histori nuk ka ndikuar te privatizimi, sepse privatizimi është bërë 10 muaj pas kësaj korespondenca. Por akuza nuk ka qenë për këtë. Takimi do behëj për të ndihmuar kompaninë që kishte fituar.

Shkëlzen Berisha: Akuza ka qenë, se Shkëlzen Berisha ka përfituar nga privatizimi i OSSH-së. Janë marrë transaksionet e mija bankare, janë shitur sikur kanë lidhje me privatizimin.

Etiketa: andi bushatireplikatshkelzen berisha

Ju sugjerojmë

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë
Kryesore

Berisha: Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë

15 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
Kryesore

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

15 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
Kryesore

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

15 Dhjetor, 2025 12:16 pm
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
Kryesore

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

15 Dhjetor, 2025 11:23 am
Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

15 Dhjetor, 2025 10:36 am
PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën
Kryesore

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën

15 Dhjetor, 2025 10:32 am
Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku
Kryesore

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku

15 Dhjetor, 2025 10:26 am
Para
Nuk pranoi të lidheshin, ja çfarë i bën vajzës në mes të Tiranës

Nuk pranoi të lidheshin, ja çfarë i bën vajzës në mes të Tiranës

Ja shenjat e horoskopit që kanë premisa për të qenë psikopat emocional

Ja shenjat e horoskopit që kanë premisa për të qenë psikopat emocional

‘Hiqu bukën, shtoju drurin…’, zv. dekani i Filologjikut tregon pse pedagogët në shtet nuk po marrin rrogat

‘Hiqu bukën, shtoju drurin…’, zv. dekani i Filologjikut tregon pse pedagogët në shtet nuk po marrin rrogat

TE FUNDIT

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
15 Dhjetor, 2025

Një vit pas përmbysjes së regjimit të tij në Siri, Bashar al-Assad e ka lënë pas politikën dhe po përpiqet...

Lexo më shumë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
15 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz e nisi konferencën e tij për shtyp me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke lavdëruar përpjekjet e...

Lexo më shumë

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
15 Dhjetor, 2025

Pak para se të dilnin në ‘Foltore’ para Kryeministrisë, këtë të hënë Sali Berisha mblodhi grupin e PD në selinë...

Lexo më shumë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
15 Dhjetor, 2025

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht nuk ka të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com