Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkëlqim Cani, njeriu që nuk ju dhimbs askujt

2016/02/19 at 6:35 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A

dritan hila

Nga Dritan HILA
I papyetur për emërimet e drejtorëve të Tatim Taksave dhe Doganave që  e anashkalonin, por përgjegjës ligjërisht për performancën e tyre; i qethur nga shumë kompetenca thelbësore që i kishin kaluar Ahmetaj; i papyetur për politika afatgjata ekonomike,  Canit i kërkohej të vendoste rekord në atletikë, ndërsa e detyronin të garonte me karrocë paraplegjiku. 
Shkëlqim Cani, është ndër ata që mund të quhen dinosaurët e Partisë Socialiste. Ndër themeluesit e saj dhe  brezi i Fatos Nanos; i ardhur nga rradhët e profesoratit; deputet i saj, pas ardhjes në pushtet të së majtës në vitin ’97, preferoi ruajtjen e një profili të ulët politik, duke zgjedhur postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Kohë gjatë së cilës u përpoq të ishte larg syve të publikut.
I akuzuar nga opozita për vjedhjen e arit që ndodhi gjatë mandatit të tij, asnjëherë nuk u provua kompliciteti i Canit. Çdo njeri që e di sadopak mekanizmin e pushtetit, dhe kohërat kur ende shteti i sapodalë nga rrëmuja e ’97-ës ishte i papajisur me kuadret ligjore përkatëse, vështirë se mund ta besojë që një zyrtar klasik si ai, mund të ndërmerrte aksionin spektakolar të bandave të Far Westit.
Me mbarimin e mandatit, Fatos Nano nuk pranoi t’ia rinovonte. Arsyeja publike se i kishte shkaktuar humbje rezervës së BSH, meqënëse e ruajti atë në dollarë dhe jo në euron e sapolindur, ishte e tretshme për stomakun e publikut, por jo për profesionistët. Të njëjtën rrugë zgjodhën edhe banka të tjera me rezerva shumë më të mëdha, si përshembull ajo e Kinës.
Pas tërheqjes, ruajti rishtas një profil të ulët.
Me ardhjen e Edi Ramës në krye të PS dhe afrimin e tij drejt pushtetit, Shkëlqim Cani  kishte tre asete që i duheshin Ramës: ishte nga garda e vjetër, por jo i lidhur pazgjidhshmërisht me ata, dhe kështu krijonte imazhin e vazhdimësisë së PS; ishte profesionist dhe kështu i siguronte një konsulencë adekuate Ramës që nuk ia kishte (dhe vazhdon të mos ia ketë) haberin financës shtetërore; ishte nga zona e Dibrës, e rëndësishme kjo për një parti që bazën e saj vazhdon dhe e ka në jug.
Por sot jemi në fazën që Rama e ka kuptuar se për ekonominë në terma afatgjatë nuk mjafton Shkëlqim Cani, por duhet një trupë e tërë që ai as e ka dhe as e do; dhe për objektivat që i ka vënë vetes, nuk i duhet një njeri që i kërkon njëqind letra. Ndaj erdhi edhe ora e mbrame për Canin.
Në fakt marëdhënia e Canit me Ramën asnjëherë nuk ka qenë nga ato që mund të quhen miqësore, në termin që i jep miqësisë Rama. Natyrë e ftohtë dhe pa karizëm, i sjellshëm por korrekt, nuk ishte natyra që Rama presupozon nga vartësit e tij, ku aksioma është “hajde mbarojmë punën, pastaj bëjmë letrat”. Cani nuk është natyrë që rri tek paradhoma e shefit të tij dhe as që e shoqëron bisedën me frazat që rrisin lavdinë dhe përkëdhelin egon e sundimtarit. Atu kjo e domosdoshme që të qëndrosh në tavolinën e rrumbullakët të Këshillit të ministarve, por mbi të gjitha në rrethin e ngushtë të shefit të qeverisë. Kjo e penalizoi në performancën e tij. Si rrjedhim, i papyetur për emërimet e drejtorëve të Tatim Taksave dhe Doganave që  e anashkalonin, por përgjegjës ligjërisht për performancën e tyre; i qethur nga shumë kompetenca thelbësore që i kishin kaluar Ahmetaj; i papyetur për politika afatgjata ekonomike,  Canit i kërkohej të vendoste rekord në atletikë, ndërsa e detyronin të garonte me karrocë paraplegjiku. Në këtë pikë, Shkëlqim Cani nuk kishte më kuptim të qëndronte në atë post. Me heqjen e tij, Rama ka shpëtuar nga ngërçi që të kuptonte se çfarë i kërkonte dhe rekomandonte Cani. Ndërsa Cani vetë, nga një përgjegjësi e cila kishte filluar e kthehej në formale për të.
Pas kësaj, Rama ka duar të lira të operojë me ministrin e ri, por hoqi edhe një halë në trupën e ministrave që i takojnë PS-së, ku të gjithë i rrinë gatitu. Ndërsa vendi humbi një njeri që merrte vesh nga shifrat dhe politikat zhvillimore të cilat nuk i konceptonte si punë qokash apo iniciativash personale. Cani nuk ishte një revolucionar. Nuk ka kërkuar të jetë ndonjëherë i tillë as në ’97-ën kur s’mbeti njeri pa qëlluar me armë. Ishte thjesht një zyrtar i ekonomisë, tepër i ngurtë për mendësinë dhe voluntarizmin e ekipit të Ramës, dhe tepër i pakuptueshëm për masën e njerëzve që pret paratë ti bien nga qielli./dritare.net



Ju sugjerojmë

Tentoi të vjedhë një makinë gjatë natës, arrestohet 36-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të vjedhë një makinë gjatë natës, arrestohet 36-vjeçari

11 Qershor, 2025 12:11 pm
Ndodhej me pushime në Tajlandë, mbytet 41-vjeçarja shqiptare
Aktualitet

Ndodhej me pushime në Tajlandë, mbytet 41-vjeçarja shqiptare

11 Qershor, 2025 12:10 pm
Qeveria e Kosovës e gatshme të pranojë emigrantët e dëbuar nga SHBA
Kryesore

Qeveria e Kosovës e gatshme të pranojë emigrantët e dëbuar nga SHBA

11 Qershor, 2025 12:01 pm
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Leka Bungos/ Begaj: Humbja e tij lë një boshllëk të ndjeshëm

11 Qershor, 2025 11:55 am
Sulmi ndaj politikanit, akuzat/ Presidenti i Kolumbisë përmend edhe Shqipërinë
Bota

Sulmi ndaj politikanit, akuzat/ Presidenti i Kolumbisë përmend edhe Shqipërinë

11 Qershor, 2025 11:53 am
4 muaj pa parlament, dështon sërish konstituimi i Kosovës
Rajoni

4 muaj pa parlament, dështon sërish konstituimi i Kosovës

11 Qershor, 2025 11:43 am
I dënuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Ekstradohen nga Dubai dy të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare

11 Qershor, 2025 11:33 am
Plazh i sigurt në Divjakë, asnjë vendqëndrim për motorët e ujit
Aktualitet

Plazh i sigurt në Divjakë, asnjë vendqëndrim për motorët e ujit

11 Qershor, 2025 11:27 am
Rusia bombardon Kharkivin, 3 të vdekur/ Raportohen 57 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë
Bota

Rusia bombardon Kharkivin, 3 të vdekur/ Raportohen 57 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë

11 Qershor, 2025 11:24 am
Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule paraqitet në SPAK
Aktualitet

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule paraqitet në SPAK

11 Qershor, 2025 11:22 am
Para
VIDEO/ Rama: Nuk punësojmë mësues me parti. I riu korçar e nxjerr bllof: Unë jam mësues falë PS-së

VIDEO/ Rama: Nuk punësojmë mësues me parti. I riu korçar e nxjerr bllof: Unë jam mësues falë PS-së

Blushi sfidon Ramën në Korçë

Blushi sfidon Ramën në Korçë

Kallashi provokon sërish, ja “selfiet” e gjoksit bombastik

Kallashi provokon sërish, ja "selfiet" e gjoksit bombastik

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tentoi të vjedhë një makinë gjatë natës, arrestohet 36-vjeçari

Tentoi të vjedhë një makinë gjatë natës, arrestohet 36-vjeçari
11 Qershor, 2025

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi tentoi të vidhte në një automjet, gjatë natës. 36-vjeçari u...

Lexo më shumë

Ndodhej me pushime në Tajlandë, mbytet 41-vjeçarja shqiptare

Ndodhej me pushime në Tajlandë, mbytet 41-vjeçarja shqiptare
11 Qershor, 2025

Është mbytur në plazhin e Phuket në Tajlandë, një grua shqiptare. Ngjarja raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme. Sipas...

Lexo më shumë

Qeveria e Kosovës e gatshme të pranojë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Qeveria e Kosovës e gatshme të pranojë emigrantët e dëbuar nga SHBA
11 Qershor, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) se ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Leka Bungos/ Begaj: Humbja e tij lë një boshllëk të ndjeshëm

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
11 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com