Strakosha bëri një paraqitje fantastike pasditen e sotme, teksa bëri disa pritja të magjishme dhe e mbajti Lacion disa herë në lojë, por për fat të keq nuk mundi ta ndalojë Milanin.
Lacio doli e mundur nga San Siro, por Strakosha është një nga më të vlerësuarit nga mediat italiane, me një notë 6.5: Portieri bën dy pritje fantastike ndaj turkut Çalhanoglu, por nuk mund të bëjë më shumë ndaj Kutrones dhe Bonaventurës. Po aq sa Strakosha, me të njëjtën notë janë vlerësuar edhe Marusiç, autori i golit, si dhe Milinkoviç-Saviç, Felipe Anderson dhe Lukas Leiva.