Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkelje të rënda profesionale, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit: Zbardhi me vonese 32 dosje

2023/12/26 at 12:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkelje të rënda profesionale, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit: Zbardhi me vonese 32 dosje

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnje, Ken Dhima, pasi ka bërë shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.


Në një njoftim për mediat ILD bën me dije se magjistrati ka zbardhur me vonesë 32 vendime gjatë periudhës Mars 2018 me vonesa nga 1 në 6 muaj; gjatë periudhës 24.06.2021-29.07.2021 dhe 29.07.2021-30.03.2022, 189 vendime me vonesa nga 1 muaj në 26 muaj.

Vonesa të tilla, thuhet në njoftim ‘dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke iu cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, për sa kohë tejkalimi i afateve logjike dhe normale, është thuajse i barabartë me mungesën e drejtësisë’.

Njoftimi i plotë i ILD

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj magjistratit K.DH., në kohën e shkeljes, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, për shkelje shumë të rënda profesionale, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, në vazhdim të hetimit disiplinor të nisur nga ish KLD në vitin 2018, ndaj këtij magjistrati, për vonesa në zbardhjen e vendimeve gjyqësore; ndërsa ILD ka bërë bashkimin e praktikave të verifikimit dhe hetimit disiplinor dhe bashkimin e procedimeve hetimore, të filluara ndaj veprimtarisë gjyqësore të gjyqtarit K.DH.

Nga hetimi disiplinor i ILD, i shtrirë në vite pune, për 292 vendime të magjistratit ka rezultuar se:

Magjistrati ka zbardhur me vonesë 32 vendime gjatë periudhës Mars 2018 me vonesa nga 1 në 6 muaj; ka zbardhur me vonesë gjatë periudhës 06.2021-29.07.2021 dhe 29.07.2021-30.03.2022, 189 vendime me vonesa nga 1 muaj në 26 muaj.

Nga provat e marra gjatë hetimit disiplinor, rezulton se gjyqtari duke vepruar me vonesë ne zbardhjen e vendimeve të evidentuara, tej çdo afati të arsyeshëm dhe objektiv, ka sjellë si pasojë zvarritjen e pajustifikuar të proceseve gjyqësore, si dhe kryerjen me vonesë të veprimeve të tjera procedurale në kuadër të këtyre proceseve.

Nga të dhënat e administruara gjatë hetimit, rezulton se çështjet e gjykuara, për të cilat është marrë vendim nga ana e magjistratit, e që janë arsyetuar me vonesë, për nga natyra e objektit të padisë apo të kërkesës, nuk rezultojnë aspak të jenë të një niveli kompleks apo të vështirë, në atë përmasë që të justifikojë vonesën, bazuar edhe në eksperiencën 19 vjecare të gjyqtarit.

Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke iu cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, për sa kohë tejkalimi i afateve logjike dhe normale, është thuajse i barabartë me mungesën e drejtësisë.

Provohet se magjistrati K.DH., në veprimet dhe mosveprimet e tij ka kryer shkelje të rënda profesionale, që përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës

Për sa më sipër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor administrimin e provave të paraqitura në këtë procedim disiplinor dhe pranimin e propozimit për masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për K.DH.gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnje, për shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1, shkronja “d”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.



Ju sugjerojmë

Modric firmos për një vit me Milan
Sport

Modric firmos për një vit me Milan

10 Korrik, 2025 4:32 pm
Rama në Konferencën e Romës: E mbështesim Ukrainën që të luftojë dhe të rindërtojë!
Kryesore

Rama në Konferencën e Romës: E mbështesim Ukrainën që të luftojë dhe të rindërtojë!

10 Korrik, 2025 4:31 pm
VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë
Aktualitet

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë

10 Korrik, 2025 4:24 pm
Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro
Bota

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

10 Korrik, 2025 4:17 pm
Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash
Aktualitet

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

10 Korrik, 2025 4:13 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…

10 Korrik, 2025 3:53 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

10 Korrik, 2025 3:38 pm
U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”
Aktualitet

U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”

10 Korrik, 2025 3:08 pm
Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit
Aktualitet

Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

10 Korrik, 2025 2:51 pm
Nancy VanHorn takim me kreun e SPAK, vlerëson luftën kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Nancy VanHorn takim me kreun e SPAK, vlerëson luftën kundër krimit të organizuar

10 Korrik, 2025 2:40 pm
Para
Kërcënoi fqinjin me sharrë elektrike, gjykata gjobit ish-portierin gjerman

Kërcënoi fqinjin me sharrë elektrike, gjykata gjobit ish-portierin gjerman

Tentoi të vriste një 33-vjeçar në Fier, arrestohet i riu

Tentoi të vriste një 33-vjeçar në Fier, arrestohet i riu

FIFA i bën thirrje Brazilit: Zgjidhni Presidentin e ri ose rrezikohet pezullimi

FIFA i bën thirrje Brazilit: Zgjidhni Presidentin e ri ose rrezikohet pezullimi
















TE FUNDIT

Modric firmos për një vit me Milan

Modric firmos për një vit me Milan
10 Korrik, 2025

Luka Modriç sheh menjëherë nga e ardhmja. Menjëherë pas humbjes me Paris Seint Zhermen, që ishte edhe ndeshja e tij...

Lexo më shumë

Rama në Konferencën e Romës: E mbështesim Ukrainën që të luftojë dhe të rindërtojë!

Rama në Konferencën e Romës: E mbështesim Ukrainën që të luftojë dhe të rindërtojë!
10 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Romë, ku po merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e...

Lexo më shumë

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë
10 Korrik, 2025

Një banesë është përfshirë nga zjarri këtë të enjte në zonë e Pazarit të Ri në Tiranë. Siç shihet në...

Lexo më shumë

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro
10 Korrik, 2025

Komisioni Evropian njoftoi arritjen e një marrëveshje prej 2.3 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës për ta ndihmuar atë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com