Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës Kolumbi-Shqipëri-Itali

2019/07/30 at 8:14 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës Kolumbi-Shqipëri-Itali

Një operacion për shkatërrimin e një rrjeti trafikimi kokaine në Shqipëri dhe itali ka nxjerrë në skenë përsëri emrin e Arbër Çekajt.

Mediat italiane njoftojnë se është finalizuar me sukses operacioni “Contadino” nga i cili janë arrestuar 19 persona nën akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në krahinën e Novaras në Itali.

Natën midis të dielës dhe të hënës, në Novara u arrestuan 14 persona, 7 shtetas shqiptarë, 6 italianë dhe një maroken, ndërsa 5 arrestime të tjera u kryen midis Alessandria, Pavia, Massa Carrara dhe Busto Arsizio. 7 persona të tjerë aktualisht janë në kërkim për të njëjtat akuza.

Sipas mediave italiane operacioni ka mundësuar ndërprerjen e një rrjeti të degëzuar të importit dhe shitjes së kokainës, menaxhuar nga shqiptarët të pranishëm rregullisht në territorin italian.

Kokainë e pastër, mbi 95%, vinte nga Kolumbia në Shqipëri. Nga aty transportohej në Novara, nga ku shpërndahej në tregun vendor dhe një pjesë shitej në provinca të tjera, si Alessandria, Pavia, Massa Carrara dhe në zonën e Busto Arsizio.

Sasia mujore ishte midis 5 dhe 10 kilogramëve për disa qindra mijëra euro. Kreu i organizatës, shkruajnë mediat italiane, u arrestua në Gjermani pasi kërkohet në Shqipëri për importimin e një ngarkese prej 600 kilogramësh kokainë nga Kolumbia.

Gjatë dy viteve hetime, janë sekuestruar rreth 50 kg kokainë në provincën e Novara dhe ato të Pavia, Varese, Alessandria dhe Massa Carrara.

Hetimet, të cilat filluan në gusht të vitit 2017, çuan fillimisht në arrestimin e 4 personave dhe sekuestrimin e 4 kg kokainë, aksion i zhvilluar në Novara përgjatë viteve 2017-2018.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni i zhvilluar ditën e djeshme ka mundësuar ndërprerjen e një rrjeti të degëzuar të importit dhe shitjes së kokainës, menaxhuar nga shqiptarët të pranishëm rregullisht në territorin italian.

Kujtojmë se më 4 maj të këtij viti u arrestua në Gjermani Arbër Çekaj i akuzuar për trafikun e 600 kg kokainë me anë të një kontejneri bananesh. Kjo ishte sasia rekord e sekuestruar në vendin tonë. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë
Rajoni

“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë

27 Nëntor, 2025 4:34 pm
Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit
Aktualitet

Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

27 Nëntor, 2025 3:41 pm
Reforma territoriale/ Pas bojkotit fillestar, PD ulet në komision përballë PS
Politikë

Reforma territoriale/ Pas bojkotit fillestar, PD ulet në komision përballë PS

27 Nëntor, 2025 3:37 pm
Moti i keq, niveli i ujit në lumin Vjosa rikthehet në pikën kritike
Aktualitet

Moti i keq, niveli i ujit në lumin Vjosa rikthehet në pikën kritike

27 Nëntor, 2025 3:34 pm
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës
Aktualitet

Rasti Balluku në Kushtetuese, ankimimi do të shqyrtohet më 2 dhjetor

27 Nëntor, 2025 2:59 pm
Operacioni antidrogë në Itali, në pranga edhe një oficer i Antiterrorit shqiptar
Kronikë

Operacioni antidrogë në Itali, në pranga edhe një oficer i Antiterrorit shqiptar

27 Nëntor, 2025 2:55 pm
Grup i ri brenda PD? Zbulohen lëvizjet e Salianjit dhe të demokratëve të pakënaqur
Kryesore

Grup i ri brenda PD? Zbulohen lëvizjet e Salianjit dhe të demokratëve të pakënaqur

27 Nëntor, 2025 2:50 pm
Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali
Kronikë

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali

27 Nëntor, 2025 12:59 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg

27 Nëntor, 2025 12:30 pm
OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë
Bota

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

27 Nëntor, 2025 12:18 pm
Para
Ndërron jetë në spital e plagosura nga shpërthimi i bombolës së gazit

Ndërron jetë në spital e plagosura nga shpërthimi i bombolës së gazit

Zhduket një 26 vjeçar shqiptar në  Greqi, autoritetet në kërkim

Zhduket një 26 vjeçar shqiptar në  Greqi, autoritetet në kërkim

Cristiano Ronaldo tregon sa mundësi ka Juventus të fitojë Champions League

Cristiano Ronaldo tregon sa mundësi ka Juventus të fitojë Champions League

TE FUNDIT

“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë

“Made in Kosova”, Kurti: Do prodhojmë armë, fabrika do të ndërtohet në Gjakovë
27 Nëntor, 2025

Albin Kurti njoftoi se municionet e para të fabrikës së armatimeve që do të ndërtohet në Gjakovë, do të prodhohen...

Lexo më shumë

Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

Ndërhyu në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit
27 Nëntor, 2025

Me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë E....

Lexo më shumë

Reforma territoriale/ Pas bojkotit fillestar, PD ulet në komision përballë PS

Reforma territoriale/ Pas bojkotit fillestar, PD ulet në komision përballë PS
27 Nëntor, 2025

Pas bojkotimit të mbledhjes konstituive të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, demokratët këtë të enjte zunë vendet e tyre...

Lexo më shumë

Moti i keq, niveli i ujit në lumin Vjosa rikthehet në pikën kritike

Moti i keq, niveli i ujit në lumin Vjosa rikthehet në pikën kritike
27 Nëntor, 2025

Lumi Vjosa ka dalë përsëri nga shtrati, pasi prurjet e mëdha të shkaktuara nga reshjet e dendura në jug të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com