Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për shpërndarje të kokainë në sasi të mëdha.
Mësohet se në pranga kënë rënë Donald Muhamuçi, Ermal Lamaj, Kostaq Murtaj, Olsi Mylka, Shemsi Proda.
Muhamuçi dhe Lamaj janë banues në Tiranë, ndërsa Mylka, Murtaj dhe Proda janë banues në Sarandë.
Në rrugën “Rrapo Hekali”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe një çantë brenda të cilës dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit të çantës janë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale 2 kg e 300 gr.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete si dhe 4 aparate celulare.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.