Armand Tragaj, sekretari i këshillit bashkiak Durrës, është shkarkuar nga ky post ditën e sotme.
Shkarkimi i Tragajt, ishte përfshirë në rendin e ditës në mbledhjen e këshillit bashkiak Durrës, ndërsa në vend të tij u emërua Dorina Milaj.
Ndërkohë, Targaj është shprehur para këshilltarëve se ka zbatuar detyrën e tij në kuadër të ligjit dhe në mënyrë korrekte.
Shkarkimi i sekretari i këshillit bashkiak të Durrësit u bë i ditur pak ditë më parë, gjë e cila ngjalli dhe debate te socialistët e këtij qyteti.
Armand Tragaj erdhi në këtë post nga radhët e LSI, ndërsa emërimi i tij u bë në vitin 2016./ Opinion.al E.Xh.