Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkohet nga drejtimi i skuadrës së Tiranës Devi Muka

2017/06/18 at 4:42 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkarkohet nga drejtimi i skuadrës së Tiranës Devi Muka

Devi Muka nuk është më drejtor i Tiranës. Klubi bardheblu, që do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, dje ka prezantuar për publikun projektin e ri, trajnerin e ri dhe njëkohësisht drejtorin e ri. Në konferencën e djeshme për shtyp, ku presidenti Refik Halili ka folur për gjithçka, binte në sy mungesa e Devi Mukës.

Ish-lojtari i njohur bardheblu dhe së fundmi drejtor sportiv nuk ka qenë i pranishëm, duke hedhur menjëherë dyshimet e para se çfarë kishte ndodhur me Mukën.

ÇËSHTJA

Ka qenë vetë presidenti Halili që ka sqaruar për gazetarët se çfarë kishte ndodhur me vlonjatin. “Muka nuk do të jetë më drejtor sportiv i Tiranës. Por, ai do të ketë një pozicion tjetër në klub”. Duket se trajneri i larguar Mirel Josa dhe drejtori sportiv Devi Muka kanë marrë një pjesë të përgjegjësisë për rënien e skuadrës për herë të parë në histori në Kategorinë e Parë.

Pavarësisht se në të ardhmen mund të ketë një pozicion të ri për Mukën, ajo që mbetet e dyshimtë është nëse do ta pranojë vlonjati atë çfarë do t’i afrojë Halili apo jo. Mungesa e tij në daljen e parë të drejtuesve të Tiranës që prezantuan edhe projektin për sezonin e ri nuk duket pozitive. Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me një prej lojtarëve që ka dhënë shumë për atë skuadër, ku së fundmi kishte marrë edhe një post shumë të rëndësishëm si drejtor sportiv. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur një krisje mes Halilit dhe Mukës për gjendjen në të cilën përfundoi skuadra.

Gazeta ka tentuar të kontaktojë dje me Mukën për vendimin më të fundit të presidentit Halili, por ish-drejtori nuk ka pranuar të reagojë. Në këto ditë të para vere, duket se trajneri Mirel Josa dhe drejtori Muka janë konsideruar përgjegjës në aspektin sportiv për gjithçka ndodhi me ekipin duke sjellë largimin e të dyve.

Gjithsesi, për Mukën do të shihet në vazhdim nëse do të pranojë ofertën e Halilit për një pozicion tjetër ose jo. Presidenti i klubit lajmëroi ndryshime të shumta në klub dhe në Akademinë bardheblu. Tirana po nis një epokë të re, ku do të luftojë fort për rikthimin në elitë./Panorama Sport

Ju sugjerojmë

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

2 Shtator, 2025 11:33 pm
“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
Bota

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

2 Shtator, 2025 11:17 pm
Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
Bota

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

2 Shtator, 2025 10:06 pm
Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Bota

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 Shtator, 2025 9:16 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
Bota

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

2 Shtator, 2025 7:31 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
Bota

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

2 Shtator, 2025 6:46 pm
Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
Bota

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

2 Shtator, 2025 6:16 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
Zyrtare, 5 miliardë abonentë celularë në të gjithë botën

Zyrtare, 5 miliardë abonentë celularë në të gjithë botën

Video/Zjarri te Gjiri i Lalëzit, flakët përfshijnë edhe makinat

Video/Zjarri te Gjiri i Lalëzit, flakët përfshijnë edhe makinat

Fushata: Ministria e Financave kërkon procedim penal për 36 persona

Fushata: Ministria e Financave kërkon procedim penal për 36 persona

TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com