Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shiu shuan zjarret nëpër Shqipëri, por Finiqi dhe Dropulli s’e patën këtë fat: Vazhdon beteja me flakët

2017/08/13 at 12:41 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shiu shuan zjarret nëpër Shqipëri, por Finiqi dhe Dropulli s’e patën këtë fat: Vazhdon beteja me flakët

Shirat e natës së shkuar kanë shuar zjarret nëpër Shqipëri në pjesën më të madhe të tyre, duke ua lehtësuar barrën Emergjencave Civile, por në dy vatra në jug të vendit situata nuk ka ndryshuar: në Finiq dhe në Dropull, ku veç forcave nga toka, janë angazhuar edhe helikopterët. Zjaret kanë agravuar nga era.


RAPORTI

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 11 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 137 punonjës zjarrfikës, 23 automjete zjarrfikëse, 150 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra banorë të zonave të prekura, efektivë të Policisë dhe FNSH, mbi 100 punonjës të Pyjores, të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë dhe avionë. Reshjet e rëna gjatë natës kanë ndihmuar për të shuar plotësisht zjarret në disa zona. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU TIRANË Operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Derjes pranë fshatit Shëngjergj të bashkisë Tiranë ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme, por në mesnatë ka pasur reshje shiu i cili ka shuar plotësisht vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe relativisht e madhe me shkurre dhe pisha. Në fshatin Kuç të bashkisë Vorë ka vazhduar puna nga zjarrfikësit dhe forca ushtarake, të mbështetura edhe nga një helikopter. Në mesnatë në qarkun e Tiranës ka patur reshje shiu i cili ka ndihmuar në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit. Ndërmjet fshatit Okshtun dhe Hameraj të bashkisë Rrogozhinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll me pisha. Zjarrfikësit dhe forcat ushtarake kanë punuar për të shuar zjarrin. Gjatë mesnatës ka pasur reshje shiu që kanë ndihmuar për të shuar plotësisht vatrat e ndezura. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.

QARKU DIBËR Ka vazhduar puna e zjarrfikësve së bashku me forca ushtarake, forca të pyjores dhe forca të FNSH, në vatrën e fuqishme të zjarrit të rënë në fshatin Bllacë, bashkia Bulqizë. Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive, por me intensitet të dobët. Forcat po vazhdojnë punën edhe ditën e sotme deri në izolimin e plotë të vatrave.

QARKU VLORË Vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq. Situata ka qenë më e agravuar në fshatin Dhrovjan dhe Leshnicë. Forcat e zjarrfikëses, të mbështetura nga banorë të zonës dhe punonjës të bashkisë kanë punuar për të mbajtur zjarrin nën kontroll në mënyrë që të mos i afrohej zonës së banuar. Në operacion është përfshirë edhe helikopteri i cili ka realizuar disa fluturime.

QARKU GJIROKASTËR Vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Frashtan dhe Lugar, bashkia Dropull, të cilat paraqesin rrezik për banesat. Në operacione për të shuar zjarret janë përfshirë punonjës të zjarrfikëses, punonjës të bashkisë, forca të Policisë së Shtetit, forca ushtarake dhe banorë të zonës. Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur dhe kanë vënë në rrezik serioz banesat e disa fshatrave dhe të fshatrave. Në ndihmë kanë shkuar 2 avionë të vegjël nga Greqia dhe një helikopter, të cilët kanë ulur intensitetin e zjarreve, por pa e fikur plotësisht. Operacionet janë ende në zhvillim.

QARKU DURRËS Në fshatin Cudhi të bashkisë Krujë ka vazhduar puna e forcave të zjarrfikëses, së bashku me forca të pyjores, të bashkisë, dhe banorë të zonës, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin, duke shmangur rrezikimin e Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre.

QARKU SHKODËR Në malin Cukal, Shllak, bashkia Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në vendngjarje kanë punuar forca zjarrfikëse dhe forca ushtarake duke izoluar vatrat e ndezura. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre. Në fshatin Vukpalaj, Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarfikësit, të mbështetuar nga forca ushtarake dhe helikopteri kanë mundur të shuajnë flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 200 ha me shkurre.

QARKU FIER Në fshatin Kreshpan, Njësia Administrative Cakran, bashkia Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, pyll me lis dhe ullinj. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, por nuk kanë mundur të izolojnë plotësisht vatrat. Gjatë mesnatës ka pasur reshje shiu që ka ndihmuar në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 me shkurre, pyll më lis dhe ullinj.

QARKU BERAT Në fshatin Çetë, bashkia Ura Vajgurore ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shuar flakët. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 50 rrënjë ullinj.

 

Etiketa: finiqi dhe dropulli digjenshiushuan zjarret ne shqiperi


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Para
Tronditëse/ Dëshmitarët: Deputeti nuk ndaloi, shtoi shpejtësinë dhe u largua

Aksidenti, reagon ashpër PD: Rakipi fshihte diçka në mjet. Policia shpalli fajtor viktimën

Detajet/ Deputeti përplasi për vdekje kalimtarin, si ndodhi dhe ç’tha kur shkoi në polici

Aksidenti tragjik/ Aqif Rakipi zbulon arsyen pse u largua nga vendngjarja

Reagimi/ Skandali i byzylykëve, reagon Juliana Hoxha: Flluskë sapuni

Reagimi/ Skandali i byzylykëve, reagon Juliana Hoxha: Flluskë sapuni
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com