Policia e Fierit ka arrestuar një 67-vjeçar, pasi dyshohet se në mënyrë të jashtëligjshme, ka shitur dy herë apartamentin e tij.
Denoncimi është kryer nga shtetasi I. B., 45 vjeç, ku thotë se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 jetonin disa shtetas të tjerë.
Pas hetimeve, rezultoi se shtetasi Nj. V., në vitin 2024 po këtë apartament, ja kishte shitur shtetasit M. D., 32 vjeç.
“Shiti nëpërmjet mashtrimit të njëjtin apartament 2 herë, vihet në pranga 67-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas denoncimit të bërë nga shtetasi I. B., 45 vjeç, banues në Fier, se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga shtetasi Nj. V., jetonin disa shtetas të tjerë, bënë verifikimet e rastit ku rezultoi se shtetasi Nj. V., në vitin 2024 po këtë apartament, ja kishte shitur shtetasit M. D., 32 vjeç.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasit Nj. V., 67 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi””, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./Opinion.al