Një 60-vjeçare është proceduar penalisht nga policia në Tiranë, pasi shiste produkte ushqimore të skaduara afër një shkolle në rrugën “Tre Dëshmorët”, në kryeqytet.
Autoritetet verifikuan produktet që shiste F. Ç., dhe rezultoi se disa produkte ishin të skaduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.