Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Kamzë. Mësohet se i riu shpërndante kanabis në doza afër një shkolle profesionale.
Sipas policisë, në rrugën “OSBE”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi K. H., 20 vjeç, banues në Kamëz.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të një shkolle profesionale, në Kamëz.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza me kanabis, pako me letra për përdorimin e lëndës narkotike dhe 3 mjete prerëse, që iu gjetën 20-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al