Policia ka vënë në pranga një 65-vjeçar,të cilit gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, iu gjetën rreth 600 g cannabis, 500 fara cannabisi, 1 peshore elektronike, 1 armë zjarri, 1 armë të ftohtë, 254 000 lekë dhe 620 euro të përfituara nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 celularë.
Nën hetim është vënë një 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke blerë doza cannabisi nga 62-vjeçari.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 600 g cannabis, 500 fara cannabisi, 1 peshore elektronike, 1 armë zjarri, 1 armë të ftohtë, 254 000 lekë dhe 620 euro të përfituara nga veprimtaritë kriminale, si dhe 2 celularë. Një pjesë e lëndës narkotike ishte ndarë në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.
Ndërkaq, procedimi penal për shtetasin L. S. nisi sepse u kap në flagrancë duke blerë doza cannabisi, nga shtetasi J. G..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al