Është arrestuar brenda kalasë së Gjirokastrës, teksa i shiste një 31-vjeçari, lëndë narkotike ekstazi 27-vjeçari, banues në Lezhë.
Është proceduar penalisht blerësi i lëndës narkotike.
Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike ekstazi, 420 euro dhe 28000 lekë të përfituar nga veprimtaria kriminale e shitjes së kësaj lënde dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al