Një 27-vjeçar që dyshohet se shiste lëndë narkotike në qytetin e Shijakut është vënë në pranga këtë të premte.
Në operacionin policor të koduar “Zona”, Dorjan Sherifi u kap me kokainë gjatë kontrollit fizik dhe në automjet.
Lënda narkotike u gjet në doza të gatshme, të cilat së bashku me një peshore elektronike, automjetin dhe një celular, u sekuestruan nga policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al