Një 26-vjeçar i identifikuar si Hajredin Hasa është arrestuar nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Trisha”.
Sipas policisë ky person u arrestua pasi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia thotë se ka lokalizuar në rrugën “Petro Nini Luarasi”, shtetasit E. M. dhe A. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta dy shtetas, lëndën narkotike ia kanë blerë Hajredin Hasës.
“Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit H. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje”, thuhet ne njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë.