Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta.
Uniformat blu kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Banesa”, si rezultat i të cilit është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Armando Hysenllari, 30 vjeç dhe Rando Duka, 26 vjeç, të dy banues në Korçë.
Nga informacione të siguruara në rrugë operative policia ishte në dijeni se Armando Hysenllari shpërndante dhe posedonte heroinë në banesën e tij në lagjen nr 5, në Korçë.
Falë një ndërhyrjeje efikase si edhe gjatë kontrollit trupor të këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 13 doza me mbështjellje alumini, me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.