Dy persona të cilët shisnin drogëra të forta në shkollat e Tiranës, janë ndaluar sot nga Policia. Ata janë E.S, 45 vjeç dhe F. Z, 25 vjeç, të cilët u ndaluan në bazë të operacionit të koduar “Rrjeta”.
Dy të ndaluarit, njëri me pseudonimin “Peshku”, shisnin heroinë me doza të vogëla në të gjithë zonën e Tiranës dhe në afërsi të shkollave.
Policia gjatë operacionit sekuestroi 1 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike, heroinë.
Sipas njoftimit të Policisë, lënda narkotike u gjet në banesën e shtetasit E.S bashkë me një peshore elektronike.
Të dy shtetasit mbaheshin në vëzhgim prej tre muaj nga policia ndërsa veprimtaria kriminale e këtij grupi u trajtua edhe në një nga emisionet investigative. Dl/ Opinion.al