Ka shpesh një tendencë të vajzave shqiptare për të treguar se në bukurinë e tyre nuk ka bisturi apo ndërhyrje estetike dhe gjithcka është dhuratë e natyrës. Megjithatë fotot flasin ndryshe. Opinion.al, sjell disa prej tyre.
Samanta Karavella
Ka nisur të këndojë që në moshë fare të vogël e dalëngadalë me kalimin e viteve, Samanta ka nisur të kujdeset në mënyrë më specifike për imazhin e saj. Disa gjëra janë të dukshme e nuk mund të fshihen, ashtu si ndryshimi në portretin e Samantës, pas ndërhyrjes së saj në hundë. Edhe pse nuk ka folur për këtë ndryshim, ne kemi mësuar që këngëtarja e ka kryer këtë ndërhyrje në klinikën “KEIT”, e specializuar për këto lloj operacionesh dhe rezultati është më se i dukshëm, per mire.
Nora Istrefi
Kohët e fundit po konsiderohet si një nga femrat më seksi të skenës shqiptare, madje edhe pasi është bërë nënë. Askush nuk mund t’i mohojë në fakt vlerat e imazhit të adhurueshëm të Nora Istrefit, por nëse do të shikonim pak me kujdes ndryshimin e saj në vite, do të kuptojmë që jo gjithçka është bio. Duket një ndryshim i qartë i këngëtares në pjesën e syve dhe hundës ndoshta, por mbi të gjitha bie në sy dukshëm, që buzët e holla janë shëndërruar në buzë të plota dhe sensuale .
Besa
Në fillim spikati për zërin e saj, por edhe për performancat deri diku ekstravagante. Me ndryshimin e stilit dhe rritjen e moshës, edhe tek Besa nisën të shfaqen disa ndryshime të dukshme. Fotot tregojnë , të paktën për hundën e harkuar dhe buzët më të plota, që plotësojnë sot imazhin e këngëtares.
Rezarta Shkurta
Me sa duket edhe Rezarta Shkurta nuk i ka shpetuar tundimit per te ndryshuar dicka ne portretin e saj dhe ndryshimi i hundes eshte i dukshem.
Zajmina Vasjari
E ndryshuar duket në vite edhe Zajmina Vasjari. Buzë më të plota dhe gjoksi më i madh janë pjesë e dukshme e ndryshimit.