E parë nga jashtë modelingu është një punë që kërkon disa sakrifica, por që vështirë të thuhet se të rrezikon jetën.
Por një grup modelesh për më tepër famë, apo të ardhura, shpesh herë e kanë vënë në rrezik jetën e tyre duke pozuar edhe nga vende të rrezikshme.
Por ka edhe nga ato modele që kanë pranuar të pozojnë përkrahë kafshëve të egra, nga tigri tek krokodili.
Edhe pse ato kafshë kanë qenë të trajnuara, serish duhet marrë parasysh se gjithçka mund të ndodhë, pasi ka pasur shumë raste ku kafshë të trajnuara kanë sulmuar padronët e tyre, e jo më njerëz të panjohur.