Stina e nxehtë e pushimeve ka nisur tashmë edhe për djemtë e kombëtares, të cilët pas kthimit nga Franca janë shpërndarë në projektet apo pushimet e tyre. Ermir Lenjani ka zgjedhur një vend të nxehtë për të pushuar, ndërsa poston një foto nga instagram, pikërisht nga udhëtimi në shkretëtirë, të cilin pavarësisht temperaturave të larta duket se po e shijon.