Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga Syri i Kaltër në Sarandë.
Pamjet e bukura nga kjo pikët turistike edhe numri i madh i vizitorëve nga vende të ndryshme të botës, bie në sy në këtë video që ka postuar kryeministri këtë mëngjes. Shumica e vizitorëve zgjedhin të kalojnë pak çaste pushimi në natyrën mbresëlënëse ose të kredhen në ujin e ftohtë por të kristaltë të “Syrit të Kaltër”.
“MIRËMËNGJES dhe me freskinë që ofron Syri i Kaltër në Sarandë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kreu i kabinetit qeveritar zgjedh çdo mëngjes të publikojë një video ku promovon pikat turistike të vendit tonë.
Ndaj ju ftojmë të “shijoni” pamjet dhe freskinë ashtu siç e quan kryeministri nga Syri i Kaltër.