Një 28-vjeçar është arrestuar në fshatin Metallaj në Shijak pasi u kap me një armë kallashnikov në banesën e tij.
Bëhet fjalë për Redjon Domin për të cilin policia thotë se kishte informacione mbi këtë fakt.
Kur ka shkuar në banesën e të riut, ky i fundit ka tentuar tw fshehë armwn në një ambient afër banesës së tij.
Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur armën e zjarrit, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.