Shijak-Është qëlluar me armë zjarri në këmbë punonjësi i bashkisë, Shpend Lima 40 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Laguna’, ndërsa i plagosuri Lima u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar.
Plumbi raprotohet se e ka kapur Shpend Limën në pjesën e kofshës, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Autorët janë ende të paidentifikuar, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin.