Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shifrat/ Gratë në Shqipëri punojnë më shumë për të dalë në pension

2018/04/10 at 10:21 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Shifrat/ Gratë në Shqipëri punojnë më shumë për të dalë në pension

Senior couples playing cards on patio

Banka Botërore e klasifikoi Shqipërinë ndër vendet e para në botë ku gratë dalin në pension në moshë të vjetër. Gratë shqiptare dalin në pension në moshën 65 -vjeçare, ndërkohë Belgjika kryeson renditjen botërore ku gratë dalin në pension në moshën 70 vjeçare.
Shqipëria u rendit në vendin e 22-të, ndër 174 vende të marra në studim, së bashku me .
Raporti global për gratë i Bankës Botërore tregon se pensioni i vonë e grave është karakteristikë e vendeve të zhvilluara dhe lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me jetëgjatësinë. Ndërsa shikohet se vendet kur gratë dalin në pension poshtë moshës 60 vjeç janë të varfëra të tilla si Nigeria dhe Kiribati ku gratë dalin në pension 50 vjeç.
Banka Botërore ka mesatarizuar moshën e daljes së grave shqiptare ne pension. Deri në vitin 2015 gratë shqiptare dilnin në pension në moshë 60 vjeçare, por me zbatimin e një reforme të re në sistemin e pensioneve po aplikohet rritje graduale të moshës së daljes në pension për gratë, me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç, në vitin 2032.
Që nga viti 2032, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit, duke arritur në 67 vjeç, për të dy sekset, në vitin 2056.
Si rezultat i shumë faktorëve, jetëgjatësia po rritet me një trend mesatar me mbi një muaj në vit. Në këtë rritje, jetëgjatësia te gratë është më e lartë se jetëgjatësia te burrat. Aktualisht, në Shqipëri, koha mesatare e gëzimit të pensionit për të dyja gjinitë është 21.4 vjet, 19.2 vjet për meshkujt dhe 24.2 vjet për femrat. Pra, koha e gëzimit të pensionit për femrat është 5 vjet më e lartë se e burrave, për dy arsye kryesore: jetëgjatësia më e madhe e femrave se meshkujt si dhe dalja në pension pleqërie më herët se ata.
Shumica e vendeve të Europës kanë një trajtim të barabartë për sa i përket moshës së daljes në pension për të dyja gjinitë. Shtete të tjera, ku gratë dalin në pension 65 vjeçe.
Qeveria pret që rritja graduale e moshës së daljes në pension për gratë do të ndikojë natyrisht në uljen e shpenzimeve për pension dhe të shmangë diskriminimin e deritanishëm me burrat.
Shqipëria sot ka një popullsi të re, por parashikimet afatgjata tregojnë se në të ardhmen do të ketë një plakje të popullsisë. Rritja e pjesës që zë popullsia mbi moshën e pensionit ndaj totalit të popullsisë, shoqërohet me një rënie të pjesës që zë popullsia në moshë pune.
Kjo plakje e popullsisë do të sjellë edhe një rritje të koeficientit të varësisë së të moshuarve, i cili nga 23% në vitin 2012 rritet në 41% në vitin 2030. Më pas ritmi i rritjes gradualizohet, duke shkuar në 56.8% në vitin 2055 dhe merr vlerën më të lartë, 68.9%, në vitin 2080. Numri i pensionistëve ndaj numrit total të popullsisë do të rritet gradualisht nga 19.1% në vitin 2012 në 28.3% në vitin 2040.
Norma e varësisë së sistemit, që shpreh raportin mes kontribuuesve dhe përfituesve, do të rritet nga rreth 86 pensionistë për 100 kontribuues aktualisht, në rreth 120 pensionistë për 100 kontribuues në vitin 2032. Kjo vjen si rezultat i rritjes me një ritëm më të shpejtë të numrit të pensionistëve se sa kontribuuesve./Monitor

Ju sugjerojmë

Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun
Aktualitet

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

5 Nëntor, 2025 4:37 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Emrat e anëtarëve të PD për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales

5 Nëntor, 2025 1:57 pm
“Do e kapim djallin nga brirët”,” Berisha: Protesta deri në largimin e Ramës
Kryesore

“Do e kapim djallin nga brirët”,” Berisha: Protesta deri në largimin e Ramës

5 Nëntor, 2025 1:05 pm
Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare
Aktualitet

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare

5 Nëntor, 2025 12:12 pm
Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
Kryesore

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE

5 Nëntor, 2025 11:58 am
“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Pensionet, 1,7 miliardë euro më shumë
Kryesore

“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Pensionet, 1,7 miliardë euro më shumë

5 Nëntor, 2025 11:56 am
Lejuan ndërtimin pa leje të 3 objekteve në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT
Aktualitet

Lejuan ndërtimin pa leje të 3 objekteve në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT

5 Nëntor, 2025 10:27 am
Para
Fytyra e vërtetë e Françeskës, pa operacione plastike (Foto)

Fytyra e vërtetë e Françeskës, pa operacione plastike (Foto)

Trafikantët braktisin çantën me 20 kg drogë në kufi me Greqinë

Trafikantët braktisin çantën me 20 kg drogë në kufi me Greqinë

Sa frikacak jeni? Kjo varet nga ajo çka shihni të parën në këtë foto

Sa frikacak jeni? Kjo varet nga ajo çka shihni të parën në këtë foto

TE FUNDIT

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
5 Nëntor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u propozuan disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve: – Znj. Armela...

Lexo më shumë

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
5 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar zhvillimin e një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste mbrëmjen e sotme. Mësohet se në orën 19:00...

Lexo më shumë

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
5 Nëntor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një mbledhje operative me anëtarët e Këshillit të Sigurisë. Në fillim të takimit u diskutuan...

Lexo më shumë

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
5 Nëntor, 2025

Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi Progres Raportin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi Ministren për Europën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com